Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi Strategjinë dhe Planin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme

Në seancën e sotme qeveritare, u miratua Strategjia e re dhe Plani i veprimit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, një strategji për periudhën 2025-2028, transmeton Portalb.mk. “Ky dokument pasqyron angazhimin e palëkundur të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke fuqizuar institucionet përgjegjëse përmes një […]

qershor 17, 2025 - 19:45
 0
Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi Strategjinë dhe Planin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Në seancën e sotme qeveritare, u miratua Strategjia e re dhe Plani i veprimit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, një strategji për periudhën 2025-2028, transmeton Portalb.mk.

“Ky dokument pasqyron angazhimin e palëkundur të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke fuqizuar institucionet përgjegjëse përmes një qasjeje të strukturuar dhe sistematike, që synon rritjen e efikasitetit në konfiskimin e pasurisë së paligjshme”, deklaroi zv,kryeministri Arben Fetai.

Fetai vlerësoi se në qendër të përpjekjeve të Qeverisë është forcimi i kapaciteteve institucionale për hetim dhe konfiskimin të pasurisë së paligjshme. Ai sqaroi që pozita e zëvendëskryeministrit të angazhuar për Politika të Qeverisjes së Mirë do të jetë i angazhuar në zbatimin e kësaj strategjie.

Qeveria në luftën kundër pasurisë së paligjshme ka themeluar Këshillin kombëtar për hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurisë.

Ndryshe, në muajin prill Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara nuk e di se sa kushtojnë veturat e sekuestruara, nuk mban shënim se ku ndodhen dhe kur i shet nuk i dërgon të gjitha paratë në Buxhet, por një pjesë e ka shpenzuar vetë.

Agjencia e Menaxhimit të Pronave të Sekuestruara fillimisht do të duhet të kërkojë leje nga Qeveria për të shitur pronën. Në periudhën e ardhshme do të dalin në shitje edhe pasuri të tjera të konfiskuara, si dhe rreth 50 vetura të konfiskuara.