Rritje e çmimeve te perimet në Maqedoninë e Veriut, vetëm në njërin produkt ka pasur ulje

Çmimet e produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje në maj, krahasuar me majin e kaluar. Rritje më e madhe u regjistrua te perimet (22%), transmeton Portalb.mk. “Në  maj të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e prodhimeve bimore u rritën për 12.7 përqind, ndërsa çmimet e prodhimeve […]

qershor 17, 2025 - 19:45
 0
Rritje e çmimeve te perimet në Maqedoninë e Veriut, vetëm në njërin produkt ka pasur ulje
Perime në treg, foto nga Portalb.mk

Çmimet e produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje në maj, krahasuar me majin e kaluar. Rritje më e madhe u regjistrua te perimet (22%), transmeton Portalb.mk.

Në  maj të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e prodhimeve bimore u rritën për 12.7 përqind, ndërsa çmimet e prodhimeve shtazore për 6.7 përqind”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Ulje është regjistruar vetëm te patatet për 9.4 përqind.

Krahasuar me majin e kaluar, shpenzimet në bujqësi janë rritur për 1.6 përqind te mjetet, ndërsa 7.6 përqind te fondet e dedikuara për investime në bujqësi (makineritë, pajisjet e transportit dhe ndërtesa).