Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, Ambasada Amerikane u bën thirrje shtetasve të saj

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një thirrje për të gjithë shtetasit e saj në të gjithë botën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar. Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në […]

qershor 23, 2025 - 19:15
 0
Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, Ambasada Amerikane u bën thirrje shtetasve të saj

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një thirrje për të gjithë shtetasit e saj në të gjithë botën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar.

Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination