Koçani, Prokuroria ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë

Prokuroria Themelore Publike në Koçan gjatë natës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë lidhur me zjarrin katastrofik në Koçan, transmeton Portalb.mk. “Detajet e hetimit, të dyshuarit dhe masat e propozuara të sigurisë do të bëhen të ditura në një konferencë për media para ndërtesës së […]

Mars 21, 2025 - 12:15
 0
Koçani, Prokuroria ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë
Zjarri në diskotekën "Pulse" në Koçan. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike në Koçan gjatë natës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë lidhur me zjarrin katastrofik në Koçan, transmeton Portalb.mk.

“Detajet e hetimit, të dyshuarit dhe masat e propozuara të sigurisë do të bëhen të ditura në një konferencë për media para ndërtesës së Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, sot më 21 mars 2025 në ora 12:00”, thonë nga Prokuroria.

Mbrëmë Sitel, raportoi se janë arrestuar kryetarët e mëparshëm të Koçanit, Nikollço Iliev, Ratko Dimitrovski dhe Lupço Papazov.

Lupço Papazov pas tragjedisë në lokalin “Puls”, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të komunës. Ai më 17 mars ishte në bisedë informative në PTHP Koçani.

Dimitrovski ishte kryetar në periudhën 2009-2017, ndërsa Iliev në periudhën 2017-2021.

Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.