Publikohen foto të sendeve të gjetura në dhomën e Diddy-t: vaj për foshnje, lubrifikantë, pluhur rozë dhe të tjera
Gjykata e Qarkut të ShBA-së për Distriktin Jugor të New Yorkut (SDNY) publikoi foto të sendeve që oficerët gjetën në dhomën e hotelit të Diddy-t në shtator 2024 përpara se ta arrestonin atë. Agjentja Speciale Yasin Binda deklaroi gjatë dëshmisë së saj se ata gjetën dy çanta në një dollap në korridor – njëra e […]

Gjykata e Qarkut të ShBA-së për Distriktin Jugor të New Yorkut (SDNY) publikoi foto të sendeve që oficerët gjetën në dhomën e hotelit të Diddy-t në shtator 2024 përpara se ta arrestonin atë.
Agjentja Speciale Yasin Binda deklaroi gjatë dëshmisë së saj se ata gjetën dy çanta në një dollap në korridor – njëra e mbushur me shishe vaji për foshnje dhe tjetra me lubrifikantë.
Disa shishe të tjera me vaj për foshnje u gjetën në banjo. Siç dihet, dëshmitarët deklaruan më parë se reperi kontrovers kërkoi që të gjithë të përdornin vaj për foshnje gjatë orgjive, të cilat ai i quajti “freak off-s”.
Ndër të tjera, u gjet një çantë që përmbante një shishe me ilaç të përshkruar për një farë Frank Black. Më shumë lubrifikantë u gjetën në dhomën e gjumit.
U fotografua gjithashtu një shishe me shkrimin klonazepam. Megjithatë, në shishe kishte dy bustina me pluhur rozë. U përcaktua se njëra qese përmbante ketaminë, dhe në qesen tjetër, përveç ketaminës, u gjet edhe MDMA.
Kishte edhe 9,000 dollarë (7,980 euro) në para të gatshme. Mund t’i shikoni të gjitha fotot nga dhoma e hotelit këtu . U shfaqën gjithashtu foto të ish-të dashurës së tij, Cassie Ventura, me mavijosje dhe gërvishtje në fytyrë dhe trup.