Mërgata e Gostivarit me thirrje të për deputetët shqiptarë: Mos lejoni fshirjen e mërgatës nga statistikat zyrtare!
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që sipas tyre cenojnë rëndë të drejtat e shqiptarëve The post Mërgata e Gostivarit me thirrje të për deputetët shqiptarë: Mos lejoni fshirjen e mërgatës nga statistikat zyrtare! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që sipas tyre cenojnë rëndë të drejtat e shqiptarëve në vend dhe prekin drejtpërdrejt bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, transmeton Flaka
Në një letër të hapur drejtuar deputetëve nga rajoni i Gostivarit – Talat Xhaferi, Saranda Imeri-Stafai, Halil Snopçe dhe Imerlije Saliu-Fetai – Unioni shpreh shqetësimin për një sërë vendimesh dhe propozimesh ligjore që përjashtojnë mërgatën shqiptare nga statistikat zyrtare dhe përfaqësimi institucional.
“Përpjekjet e vazhdueshme për të kufizuar të drejtat tona, sidomos atë për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe, si dhe veprimet për mosnjohjen e qytetarëve që jetojnë përkohësisht jashtë vendit, janë të papranueshme,” thuhet në deklaratë.
Unioni përmend si problematike vendimin e datës 24 shtator 2024 për uljen e numrit të këshilltarëve komunalë në Gostivar, duke mos llogaritur mbi 34 mijë banorë të regjistruar që jetojnë jashtë përkohësisht, si dhe ndarjen e mjeteve financiare komunale në bazë të një kategorizimi të kontestuar të banorëve në “rezident” dhe “jo-rezident”.
“Ky kategorizim është në kundërshtim me vetë Ligjin e Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2021, ku në nenin 6 thuhet qartë se qytetarët e regjistruar jashtë vendit janë pjesë e përbërjes së popullsisë,” vijon reagimi.
Unioni kërkon nga deputetët shqiptarë që të bashkohen përtej dallimeve partiake dhe të veprojnë me urgjencë për të ndalur miratimin e këtyre vendimeve dhe ndryshimeve ligjore, duke i bërë thirrje që të jenë zëri i mërgatës në Kuvend dhe Qeveri.
“Kur është në pyetje Gostivari dhe shqiptarët, ju e keni detyrim të jeni bashkë. Mos lejoni të na fshijnë nga vendi ynë, nga statistikat dhe nga vendimmarrja,” përfundon letra e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, e cila përfaqëson një nga vendimet e miratuara në Kuvendin e saj të fundit.
Ky reagim vjen në një kohë kur çështja e përfaqësimit të diasporës shqiptare dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut ka marrë vëmendje të shtuar në opinionin publik, sidomos në prag të debatit për ndryshimet në Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale.
The post Mërgata e Gostivarit me thirrje të për deputetët shqiptarë: Mos lejoni fshirjen e mërgatës nga statistikat zyrtare! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .