“Anima Mundi” kërkoi reagim nga institucionet për keqtrajtimin e një lejleku nga një grup fëmijësh në Gjevgjeli

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” informon për një rast keqtrajtimi dhe lëndimi të një lejleku nga një grup fëmijësh në Gjevgjeli. Duke cituar rrëfimet e dëshmitarëve okularë, Anima Mundi thotë se ekzistojnë pamjet filmike të kamerave të sigurisë së ngjarjes, të cilat konfirmojnë se ishte një akt i qëllimshëm dhune kundër lejlekut të […]

maj 21, 2025 - 14:30
 0
“Anima Mundi” kërkoi reagim nga institucionet për keqtrajtimin e një lejleku nga një grup fëmijësh në Gjevgjeli
Lejlek i keqtrajtuar. Foto: "Anima Mundi"

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” informon për një rast keqtrajtimi dhe lëndimi të një lejleku nga një grup fëmijësh në Gjevgjeli. Duke cituar rrëfimet e dëshmitarëve okularë, Anima Mundi thotë se ekzistojnë pamjet filmike të kamerave të sigurisë së ngjarjes, të cilat konfirmojnë se ishte një akt i qëllimshëm dhune kundër lejlekut të brishtë dhe të ri që përfundoi me lëndime të rënda, transmeton Portalb.mk.

“Kjo ngjarje nuk duhet të kalojë pa u vënë re ose pa u ndëshkuar. Dhuna ndaj kafshëve duhet të njihet qartë dhe të trajtohet si psikopatologji dhe një devijim serioz shoqëror. Fëmijët që kryejnë një akt të tillë janë viktima të indiferencës dhe injorancës sociale, por edhe një rrezik potencial për veten dhe mjedisin e tyre nëse nuk mbulohen menjëherë nga ndërhyrja psikologjike dhe edukative”, thonë nga “Anima Mundi”.

Shoqata kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente, hetim dhe llogaridhënie nga prindërit ose kujdestarët e fëmijëve, një vlerësim psikologjik dhe punë me fëmijët që morën pjesë në akt, aktivizimin e të gjitha mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e kafshëve dhe dënimin publik të ngjarjes nga institucionet arsimore dhe vetëqeverisja lokale.

“Nuk ka justifikim për dhunën, as justifikim për heshtje. Çdo formë dhune duhet të parandalohet, dënohet dhe sanksionohet. Sepse kushdo që keqtrajton një kafshë sot, do të dëmtojë një njeri nesër”, shtoi shoqata për mbrojtjen e kafshëve.