Llatasit të më kërkojë falje publike për shpifje, tha prokurorja Lençe Ristoska
Prokurorja Lençe Ristoska njoftoi në profilin e saj në Facebook këtë mëngjes se për shkak të aplikimit të saj për t’u bërë kandidate për gjyqtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ajo është bërë cak i sulmeve të pabaza dhe deklaratave shpifëse, transmeton Portalb.mk. “Sot i dërgova kërkesë për falje publike Dragan Pavloviq […]


Prokurorja Lençe Ristoska njoftoi në profilin e saj në Facebook këtë mëngjes se për shkak të aplikimit të saj për t’u bërë kandidate për gjyqtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ajo është bërë cak i sulmeve të pabaza dhe deklaratave shpifëse, transmeton Portalb.mk.
“Sot i dërgova kërkesë për falje publike Dragan Pavloviq Llatasit, për shpifjen e shprehur në emisionin “Samo vistina” të transmetuar në Kanal 5 më 16.05.2025, në të cilin ai pretendon në mënyrë të rreme se kam marrë një shumë të paautorizuar prej 100,000 eurosh sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe se nuk kam as përvojë (minuta 12:32 dhe 12:52 e pjesës së dytë të ncizimit)”, njoftoi ajo.
Ajo shton se KSHPK-ja nuk ka filluar kurrë ndonjë procedurë kundër saj në lidhje me të ardhurat që ajo mori si prokurore në PSP.
“Arsyeja pse e konsideroj të nevojshme të reagoj është se procedura për përzgjedhjen e kandidatëve është në një fazë të ndjeshme dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk ka komentuar mbi propozimin e komisionit, kështu që një sulm kaq intensiv publik, përveç dëmtimit të integritetit tim, mund të shkaktojë dëme të drejtpërdrejta në pozicionin tim në rrjedhën e mëtejshme të procedurës”, thuhet në postim.
Ristoska përfundon duke thënë se është në rregull të konsiderohet se ka kandidatë të tjerë që e meritojnë pozicionin e gjyqtares në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut më shumë se ajo, por thotë se është e nevojshme që deklaratat dhe komentet e bëra publikisht të bazohen në informacione të sakta dhe të verifikuara, në mënyrë që të inkurajohet debati publik objektiv dhe i qëndrueshëm.