Osmani: Të dhënat për përjashtimin e shqiptarëve janë frapante dhe shqetësuese
Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe zyrtar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj diskriminimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike në The post Osmani: Të dhënat për përjashtimin e shqiptarëve janë frapante dhe shqetësuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe zyrtar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj diskriminimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike në Maqedoninë e Veriut, transmeton Flaka. Ai ka theksuar se të dhënat që vijnë nga këto institucione tregojnë një realitet shqetësues për sa i përket avancimeve, punësimeve dhe përfaqësimit në pozita kyçe të qytetarëve shqiptarë.
“Të dhënat që vijnë nga institucionet shtetërore dhe publike për përjashtimin e shqiptarëve nga avancimet, punësimet dhe pozitat kyçe janë frapante, shqetësuese dhe një çarje e rëndë në zemrën e Maqedonisë së Veriut multietnike, evropiane dhe të Ohrit,” deklaroi Osmani.
Sipas tij, një qasje e tillë jo vetëm që bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë etnike, por rrezikon seriozisht kohezionin social dhe perspektivën evropiane të vendit.
Osmani ka bërë thirrje për veprim institucional dhe politik urgjent për të ndalur këtë trend diskriminues dhe për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur debati për përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në institucionet shtetërore është rikthyer në fokusin e opinionit publik. Flaka
The post Osmani: Të dhënat për përjashtimin e shqiptarëve janë frapante dhe shqetësuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .