RMV, u kërkua inspektim i jashtëzakonshëm për shkak vdekjes së trevjeçarit në spital

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se Kompleksi Klinik “Nënë Tereza” në Shkup ka raportuar se në orën 08:45 është konstatuar vdekja e trevjeçarit, i cili paraprakisht ishte sjellën nga Spitali i Përgjithshëm në Kavadar. Familjarët dhe inspektorët kanë marrë iniciativë për zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk. “Mjeku konfirmoi vdekjen, ndërsa në bisedë zyrtare, […]

qershor 4, 2025 - 19:45
 0
RMV, u kërkua inspektim i jashtëzakonshëm për shkak vdekjes së trevjeçarit në spital

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se Kompleksi Klinik “Nënë Tereza” në Shkup ka raportuar se në orën 08:45 është konstatuar vdekja e trevjeçarit, i cili paraprakisht ishte sjellën nga Spitali i Përgjithshëm në Kavadar. Familjarët dhe inspektorët kanë marrë iniciativë për zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Mjeku konfirmoi vdekjen, ndërsa në bisedë zyrtare, nëna e tij T.Gj.S. (36) nga Kavadari deklaroi se rreth orës 03.00 e çoi në Spitalin e Përgjithshëm Kavadar, praj nga i udhëzuan në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve në Kompleksin e
Klinikave “Nënë Tereza” Shkup, ku në orën 08.45 është konstatuar vdekja”, raportoi Policia, duke shtuar se trupi është dërguar për obduksion.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski për MIA-n konfirmoi se prej Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) sot është kërkuar të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar dhe në Klinikën për fëmijë në Shkup, në lidhje me vdekjen e fëmijës trevjeçar nga Kavadari.

“Po, gjithsesi do të organizohemi nesër për mbikëqyrje”, kështu pasdite u përgjigjën nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor për MIA-n, në lidhje me vdekjen e fëmijës trevjeçar nga Kavadari, prindërit e të cilit thanë për MIA-n deklaruan se po kërkojnë hetim për ekzistimin e mundshëm të gabimit mjekësor.

Prindërit e djalit nga Kavadari, i cili vdiq mëngjesin e djeshëm gjatë rrugës për në klinikat e Shkupit, u bëjnë thirrje autoriteteve kompetente në vend që të hetojnë gabimin e mundshëm mjekësor në lidhje me vdekjen e fëmijës së tyre.

“Në mëngjes, në orën tre pa njëzet minuta, gruaja ime më zgjoi me fëmijën në krahë, të malaksuar dhe më tha të çohesha shpejt sepse djali nuk ndihej mirë. Fillimisht kërkuam ndihmë mjekësore në Kavadar, por më duket se situata jonë nuk u mor seriozisht. Prandaj kërkojmë që të formohet një komision për të përcaktuar rrethanat e sakta në të cilat ndodhi vdekja, ai humbi jetën në krahët tonë”, tha babai Toni Stojanov në deklaratë për MIA-n.