Maqedonisë së Veriut i mungojnë mbi 400 zjarrfikës, alarmuan nga Shoqata e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale
Shoqata e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (ShNjVL) kanë sqaruar që në bazë të ligjit, mbi 1 500 qytetarë duhet të kenë një zjarrfikës. “Kjo është dhimbja e parë dhe më e madhe që e kemi në komuna”, deklaroi Dushica Perishiq nga kjo Shoqatë, transmeton Portalb.mk. Maqedonia e Veriut ka gjysmën e numrit të zjarrfikësve sesa […]


Shoqata e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (ShNjVL) kanë sqaruar që në bazë të ligjit, mbi 1 500 qytetarë duhet të kenë një zjarrfikës. “Kjo është dhimbja e parë dhe më e madhe që e kemi në komuna”, deklaroi Dushica Perishiq nga kjo Shoqatë, transmeton Portalb.mk.
Maqedonia e Veriut ka gjysmën e numrit të zjarrfikësve sesa normat e përcaktuara me ligj, ndërsa mungojnë edhe pajisjet dhe automjetet.
“Aktualisht, kemi më pak se 400 zjarrfikës në të gjitha njësitë e mbrojtjes nga zjarri në vend, megjithëse sipas ligjit numri duhet të jetë më shumë se 800”, deklaroi Dushica Perishiq, drejtoreshë në Shoqatën e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore.
Ajo sqaroi që në Maqedoninë e Veriut shfrytëzohen edhe automjete nga vitet 50-ta, ndërkohë theksoi se ambasada dhe organizata të ndryshme ndihmojnë me automjete dhe pajisje të reja.
Në takimin e radhës në muajin shtator, 34 komunat duhet të dërgojnë nevojat e tyre nga departamenti kundërzjarr.
Në Maqedoninë e Veriut për momentin është vetëm një Er-Traktor i rregullt, ndërsa priten edhe dy tjera të rregullohen në servis.
Ndryshe, duke filluar nga 1 korriku, do të ndalohet lëvizja nëpër pyjet e Maqedonisë së Veriut, kjo ndalesë do të jetë në fuqi të paktën deri në fund të gushtit.
Viteve të fundit gjatë periudhës së verës vendi është përballur me shumë zjarre në pyje. Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), pjesë e programit të Kopernikut,
Madje, në gushtin e vitit të kaluar vendi e aktivizoi Mekanizmin për Mbrojtjen Civile të BE-së për shkak të numrit të madh të zjarreve. Si rezultat, dhjetë ekipe zjarrfikëse ajrore nga gjashtë vende të ndryshme anëtare të BE-së u vendosën në të gjithë vendin për të luftuar zjarret.