Rënie e numrit të martesave, rritje e numrit të divorceve në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar është regjistruar rritje e numrit të divorceve, ndërkohë numri i martesave ka shënuar ulje, krahasuar me vitin paraprak. Mosha mesatare e martesës është 27.6 vjeç për vajza dhe 30.1 vjeç për meshkuj, transmeton Portalb.mk. “Në vitin 2024, janë realizuar 11 066 martesa dhe krahasuar me vitin paraprak, […]


Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar është regjistruar rritje e numrit të divorceve, ndërkohë numri i martesave ka shënuar ulje, krahasuar me vitin paraprak. Mosha mesatare e martesës është 27.6 vjeç për vajza dhe 30.1 vjeç për meshkuj, transmeton Portalb.mk.
“Në vitin 2024, janë realizuar 11 066 martesa dhe krahasuar me vitin paraprak, numri i tyre është zvogëluar për 12.7%. Numri më i madh i martesave, 1 452 apo 13.1%, janë realizuar gjatë muajit gusht, ndërsa më se paku gjatë muajit prill, respektivisht 661 apo 6.0%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë periudhë, janë nënshkruar 2 024 divorce, apo 14.7 përqind më shumë se viti paraprak. Më shumë divorce janë nënshkruar në moshën 35-39 vjeç te femrat, ndërsa te meshkujt 40-44 vjeç.
“Sipas kohëzgjatjes së martesës, numri më i madh i divorceve, 488 ose 24.1%, ka ndodhur prej 5 deri në 9 vjeç pas martesës”, raportoi Enti.