MPJ i publikoi numrat ku qytetarët e RMV-së mund të paraqiten nga Lindja e Mesme

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që gjenden në Izrael, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të mund të paraqiten në numrat e telefonit që janë publikuar nga Ministria për Punë dhe Tregti të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. “Në lidhje me informacionet e fundit në lidhje me keqësimin e gjendjes në Lindjes […]

qershor 24, 2025 - 01:30
 0
MPJ i publikoi numrat ku qytetarët e RMV-së mund të paraqiten nga Lindja e Mesme
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë së Veriut (MPJ). Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që gjenden në Izrael, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të mund të paraqiten në numrat e telefonit që janë publikuar nga Ministria për Punë dhe Tregti të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me informacionet e fundit në lidhje me keqësimin e gjendjes në Lindjes e Mesme dhe mbylljen e hapësirave ajrore në shumë shtetet të rajonit, Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme ka apeluar deri të të gjithë qytetarët që gjendjen në territoret e këtij rajonit të ndjekin portalet nacionale për rastet urgjente dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimin e institucioneve përkatëse në këto vende”, deklaruan nga MPJ.

Ata ndër të tjera kërkuan që edhe mos të udhëtohet drejt këtyre vendeve, deri në përmirësimin e gjendjes.

Këto janë numrat e kontaktit për tri ambasadat e Maqedonisë së Veriut që gjenden në këtë rajon: Tel Aviv (+972 54 500 8566 / +972 54 967 0546 dhe [email protected]), Abu Dabi (+971 56 441 7532 dhe [email protected]) dhe Doha (+974 50 173 111 dhe [email protected]).

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se evakuimi i katër personave, gjegjësisht një familjeje (një nënë dhe tre fëmijë), është konfirmuar për nesër (24 qershor). Vendet janë siguruar përmes Ministrisë së Transportit të Izraelit, në kuadër të fluturimeve të organizuara që përdoren për evakuimin e shtetasve të huaj nga Izraeli. Fluturimi është planifikuar nga Tel Avivi në Athinë.

Mëngjesin e 13 qershorit, Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore në të gjithë Iranin, duke deklaruar se kanë shënjestruar “zemrën” e programit bërthamor iranian. Irani u është kundërpërgjigjur këtyre sulmeve, duke lëshuar afër 100 raketa dhe është zotuar se do të vazhdojë sulmet hakmarrëse. Sulmet, prej atëherë kanë vazhduar nga të dyja palët.

Në këtë konflikt është përfshirë edhe SHBA, e cila më 21 qershor goditi tre objekte bërthamore iraniane, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Ndërkaq Irani sot sulmoi bazat ushtarake të SHBA-ve në Katar dhe Irak.