Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale ka ndarë dhe detaje nga diskutimi mes tyre. Po ashtu, Hoxha shprehu […]

qershor 4, 2025 - 19:15
 0
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Lajmin e bëri të ditur vetë ministri, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale ka ndarë dhe detaje nga diskutimi mes tyre.

Po ashtu, Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në forcimin e rendit, sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit.

Postimi i plotë i Ervin Hoxhës:

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera.

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në forcimin e rendit, sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit në tërësi, për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”.