Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik
Teksa tensionet në Lindjen e Mesme janë në rritje, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dal me një njoftim zyrtar për qytetarët shqiptarë që ndodhen në vendin e Gjirit Persik. Përmes një deklarate, ministria e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase dhe të tregojnë kujdes të shtuar pas […]

Teksa tensionet në Lindjen e Mesme janë në rritje, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dal me një njoftim zyrtar për qytetarët shqiptarë që ndodhen në vendin e Gjirit Persik.
Përmes një deklarate, ministria e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase dhe të tregojnë kujdes të shtuar pas sulmit të fundit që ndërmori Irani ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: embassy.kuë[email protected]
Tel: +965 2524 0627
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881”, njoftoi MEPJ.