U kërkuan më shumë paralele në Shkollën e Mjekësisë në Gostivar, prindërit janë kundër testimit kualifikues

Testimi kualifikues për nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë në Gostivar ishte caktuar për në orën 10, por u bojkotua! Prindërit dolën me kërkesa ndaj shkollës, komunës dhe ministrisë. Kërkojnë që të pranohen të gjithë nxënësit me pikë maksimale dhe të hapet një paralele shtesë, raporton TV21. Nga shkolla e mesme e mjekësisë thonë […]

qershor 23, 2025 - 22:45
 0
U kërkuan më shumë paralele në Shkollën e Mjekësisë në Gostivar, prindërit janë kundër testimit kualifikues
Shkollë, klasë, arsim, mësim, nxënës, provim

Testimi kualifikues për nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë në Gostivar ishte caktuar për në orën 10, por u bojkotua! Prindërit dolën me kërkesa ndaj shkollës, komunës dhe ministrisë. Kërkojnë që të pranohen të gjithë nxënësit me pikë maksimale dhe të hapet një paralele shtesë, raporton TV21.

Nga shkolla e mesme e mjekësisë thonë se janë të njoftuar me rastin, por e kanë patjetër të zbatojnë ligjin. Nuk e përjashtojnë kompromisin që të mund të hapet paralele e re.

Në përpjekje për të gjetur zgjidhje, në takim erdhën edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit , por pa rezultate. Ditë më parë MASH informoi se këtë vit, nëse në disa shkolla kanë aplikuar më shumë nxënës sesa numri i paraparë për regjistrim, ndërsa kanë nota dhe pikë të njëjta, do të organizohet test kualifikues.

Prindërit do të presin përgjigjen brenda javës, ndërsa nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të vazhdojnë protestën bashkë me nxënësit.

Ndryshe, afati i parë i regjistrimit ka zgjatur prej 14 deri 17 qershor, ndërsa i dyti është më 30 qershor.