RMV, padi ndaj tetë personave nën dyshimet se kanë shkaktuar dëm rreth 15 mijë euro te një fotovoltaik
Pasi e këputën kabllon e fotovoltaikëve, të dyshuarit e shitën atë duke krijuar dëm prej 915 mijë denarëve. Për këtë, Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj tetë personave, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Kavadar kundër A.A. (26), Sh.A. (30), E.A. (23), M.A. (22), R.A. (18) dhe G.A. (21), të gjithë nga fshati […]


Pasi e këputën kabllon e fotovoltaikëve, të dyshuarit e shitën atë duke krijuar dëm prej 915 mijë denarëve. Për këtë, Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj tetë personave, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Kavadar kundër A.A. (26), Sh.A. (30), E.A. (23), M.A. (22), R.A. (18) dhe G.A. (21), të gjithë nga fshati Marena, rrethi i Kavadarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Dy personat tjerë, 37 vjeçari S.V. dhe 43 vjeçari A.Sh. i kanë blerë kabllot dhe pajisjet. Për këtë ata akuzohen për “fshehje” në bazë të nenit 261 nga Kodi Penal.
“Më 22.11.2024 dhe 23.11.2024, gjashtë të denoncuarit e parë, duke përdorur vegël të përshtatshme, hoqën një kabllo elektrike të destinuar për lidhjen e fotovoltaikëve për prodhimin e energjisë elektrike nga një truall pranë vendit të quajtur Kodra e Marenës, pranë fshatit Marenë. Ndërsa dy personat e tjerë blenë bakrin dhe kabllot”, sqaroi Policia.