Maqedonia e Veriut ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrje në programin evropian CERV
Pjesë e Programit të Bashkimit Evropian “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” (Citizens, Equality, Right and Values – CERV)”, do të jetë edhe Maqedonia e Veriut pasi ministri Fatmir Limani në Bruksel e ka nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare, Portalb.mk. “Anëtarësimi në Programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” paraqet hap të rëndësishëm në harmonizimin me standardet […]


Pjesë e Programit të Bashkimit Evropian “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” (Citizens, Equality, Right and Values – CERV)”, do të jetë edhe Maqedonia e Veriut pasi ministri Fatmir Limani në Bruksel e ka nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare, Portalb.mk.
“Anëtarësimi në Programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” paraqet hap të rëndësishëm në harmonizimin me standardet e BE-së dhe integrimin e vendit tonë në të – po ashtu, kontribuon drejtpërdrejt në përmbushjen e kërkesave të kapitujve 23 dhe 24”, sqaroi Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Ministria vlerësoi që përmes këtij programi do të ofrohet mbështetja strukturore në përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke krijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe demokratike.
“Programi u ofron mbështetje financiare organizatave të shoqërisë civile, me çka u mundësohet të aplikojnë për grante, për projektet, të cilat e mbështesin barazinë, tolerancën, si dhe të drejtat e njeriut”, sqaroi Ministria, duke vlerësuar se ky program do të lufton pabarazinë gjinore dhe dhunën, duke u bazuar në rekomandimet e Konventës së Stambollit.