Kasami: 80 litra ujë në sekondë, në 200 litra!

Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” informon qytetarët se ka përfunduar me sukses projektin për servisimin dhe rikonstruktimin e plotë të stacionit të filtrimit në fshatin Lisec – një objekt kyç për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Tetovës gjatë periudhës së dimrit. Ky projekt është realizuar gjatë një periudhe prej një […]

qershor 23, 2025 - 23:15
 0
Kasami: 80 litra ujë në sekondë, në 200 litra!

Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” informon qytetarët se ka përfunduar me sukses projektin për servisimin dhe rikonstruktimin e plotë të stacionit të filtrimit në fshatin Lisec – një objekt kyç për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Tetovës gjatë periudhës së dimrit.

Ky projekt është realizuar gjatë një periudhe prej një viti, ka përfshirë punime të thella teknike dhe përmirësime të standardizuara, konkretisht:
1. Ndërrimin e të gjitha rrjetave teknike,
2. Servisimin e plotë të të gjithë filtrave,
3. Futjen në funksion të të gjithë njësive të filtrimit,
4. Ndërrimin e të gjitha valvulave (shiberave) në sistemin e filtrimit.