Sela vizitoi shqiptarët e Krushevë: Do ta trajtojmë këtë temë në Kuvend dhe me faktorin ndërkombëtarë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe deputet i zonës, Ziadin Sela, bashkë me nënkryetarin e partisë Remzi Mehmedi, kanë vizituar sot banorët shqiptarë të Krushevës, konkretisht në fshatin Nerovë, ku The post Sela vizitoi shqiptarët e Krushevë: Do ta trajtojmë këtë temë në Kuvend dhe me faktorin ndërkombëtarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe deputet i zonës, Ziadin Sela, bashkë me nënkryetarin e partisë Remzi Mehmedi, kanë vizituar sot banorët shqiptarë të Krushevës, konkretisht në fshatin Nerovë, ku aktualisht është ngritur shqetësimi për kushtet e rënda në objektin shkollor lokal, njofton Flaka
Gjatë takimit me banorët, Sela vlerësoi lart përpjekjet vetanake të komunitetit për ndërtimin e një objekti të ri shkollor, duke theksuar se shteti ka dështuar të japë kontributin e vet minimal në këtë drejtim. Ai u zotua se do ta trajtojë këtë çështje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe në takime me përfaqësues ndërkombëtarë.
“Ne sot erdhëm të shohim shkollën këtu në Nerovë që është bërë objekt trajtimi i opinionit, të shohim punën e shkëlqyer që kanë bërë fshatarët me vetëiniciativë, objekt të ri pa asnjë kontribut nga shteti,” – tha Sela.
Ai denoncoi gjendjen e shkollës së vjetër, e cila sipas tij nuk plotëson as kushtet më elementare për zhvillimin e mësimit, duke veçuar mungesën e ujit dhe rrezikun e përhapjes së infeksioneve.
“Një shkollë pa ujë është vatër infeksionesh, veçanërisht përhapjes së hepatitit dhe sëmundjeve të tjera. Fëmijët kanë të drejtë të mësojnë në kushte dinjitoze, dhe ne do ta ngrisim këtë problem në Parlament dhe në tryeza ndërkombëtare,” – deklaroi më tej ai.
Kryetari i ASH-së u shpreh se përfaqësuesit politikë shqiptarë kanë përgjegjësi të mbrojnë të drejtën për arsim të sigurt dhe cilësor për çdo fëmijë shqiptar në çdo cep të vendit.
“Zëri i këtyre qytetarëve duhet të dëgjohet. Kush është kundër shkollave të reja, është kundër normalitetit dhe kundër vetë jetës,” – përfundoi Sela.
Vizita u vlerësua nga banorët si një akt i rëndësishëm për të sjellë në dritë një problematikë që prej vitesh ka mbetur e heshtur dhe e neglizhuar nga autoritetet lokale dhe qendrore. Flaka
The post Sela vizitoi shqiptarët e Krushevë: Do ta trajtojmë këtë temë në Kuvend dhe me faktorin ndërkombëtarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .