Mickoski: Rritje ekonomike mbi 3.5% në 2025 – Bazohet në projekte kapitale dhe paga më të larta
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një deklaratë për mediat, ka komentuar parashikimet pozitive të Komisionit Evropian për ekonominë e vendit, duke theksuar se rritja ekonomike mbështetet në The post Mickoski: Rritje ekonomike mbi 3.5% në 2025 – Bazohet në projekte kapitale dhe paga më të larta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një deklaratë për mediat, ka komentuar parashikimet pozitive të Komisionit Evropian për ekonominë e vendit, duke theksuar se rritja ekonomike mbështetet në investime infrastrukturore dhe rritjen e konsumit si rezultat i rritjes së pagave, njofton Flaka
“Rritja bazohet në realizimin e investimeve kapitale dhe në konsum, për shkak të pagave më të larta. Kjo është një perspektivë pozitive për shtetin. Jam optimist se rritja ekonomike do të jetë edhe më e madhe,” – deklaroi Mickoski.
Ai rikujtoi se vjet, Banka Botërore parashikonte rritje prej 1.8%, ndërsa Qeveria arriti ta tejkalojë atë me 2.8% rritje reale, duke theksuar se në tremujorin e tretë u regjistrua rritje prej 3%, ndërsa në të katërtin 3.2%.
Për këtë vit, parashikimi i Qeverisë është që rritja të jetë ndërmjet 3.5% dhe 4% të BPV-së, falë disa faktorëve kyç:
- Rritje e prodhimit industrial në tremujorin e parë, një fenomen i rrallë në rajon;
- Rritje mbi 10% në turizëm, si në numër turistësh, ashtu edhe në netë qëndrimi;
- Rritje në sektorin bujqësor dhe ndërtimor;
- Konsum me rritje dyshifrore;
- Investime të huaja direkte dhe rritje e eksportit, pavarësisht krizës në industrinë automobilistike;
- Inflacion i ulët, me 2.7% në mars dhe 2.6% në prill në nivel vjetor.
Mickoski vlerësoi se investimet kapitale po realizohen në baza ditore dhe se vendi është në një drejtim të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik.
“Nëse i shohim të gjithë këta tregues, mund të them me bindje se do ta përmbyllim vitin me rritje mbi 3.5%,” – përfundoi ai. Flaka
The post Mickoski: Rritje ekonomike mbi 3.5% në 2025 – Bazohet në projekte kapitale dhe paga më të larta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .