SinBoy shkakton reagime të ashpra me postimet e fundit në Instagram: Kam nevojë për para për të blerë prezervativë
Reperi i njohur Sinboy është rikthyer në vëmendjen e publikut, por kësaj here jo për projekt muzikor, por për një seri postimesh në Instagram që janë cilësuar si skandaloze dhe denigruese ndaj grave. Në një sërë storiesh të publikuara në profilin e tij, reperi ka ndarë imazhe të vajzave të panjohura – të fotografuara nga […]

Reperi i njohur Sinboy është rikthyer në vëmendjen e publikut, por kësaj here jo për projekt muzikor, por për një seri postimesh në Instagram që janë cilësuar si skandaloze dhe denigruese ndaj grave.
Në një sërë storiesh të publikuara në profilin e tij, reperi ka ndarë imazhe të vajzave të panjohura – të fotografuara nga pas në ambiente publike – duke pretenduar se ka pasur marrëdhënie seksuale me disa prej tyre brenda një periudhe të shkurtër. Fillimisht, ai deklaroi se ka qenë me gjashtë, më pas shtatë, dhe në fund tetë vajza, të gjitha brenda vetëm dy ditëve.
Në një nga storiet, ai shkruan me ironi: “A shkojmë për tetë?”, ndërsa në tjetrën shton: “Përkrahni këngën time të re, kam nevojë për para për prezervativë”.
Publikimet janë shoqëruar me vlerësime numerike për vajzat, duke mos zbuluar identitetin e tyre, por duke nxitur një valë kritikash të ashpra në rrjetet sociale. Reagimet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme, duke e akuzuar artistin për objektivizim, përçmim ndaj grave, dhe një mungesë të plotë etike në komunikimin publik.
Sinboy, i njohur për sjelljen e tij kontraverse dhe për përdorimin e skandaleve si formë promovimi, duket se këtë herë ka kaluar çdo kufi. Kjo nuk është hera e parë që ai përfshihet në veprime të tilla, duke provokuar publikun në emër të vëmendjes.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo ndjesë publike nga vetë artisti, ndërsa kritikat në rrjetet sociale vazhdojnë të shtohen çdo ditë.

Ky veprim ka rihapur debatin për përgjegjësinë e figurave publike dhe ndikimin që ata kanë te të rinjtë, si dhe nevojën për respektim të etikës në rrjetet sociale, sidomos nga ata që kanë një platformë të gjerë ndjekësish.