Mbyllet numërimi në Fier, Zegjine Çaushi fiton mandatin e deputetit

Ka përfunduar procesi i numërimi i numërimit të votave të diasporës për kandidatët në Qarkun e Fierit. Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka mundur të fitojë mandatin dhe në legjislacionin e ardhshëm do ta shohim në një nga karriget e Kuvendit të Shqipërisë. Pas mbylljes së numërimit, në drejtim të Çaushit nisën duartrokitjet ndërsa […]

maj 19, 2025 - 23:00
 0
Mbyllet numërimi në Fier, Zegjine Çaushi fiton mandatin e deputetit

Ka përfunduar procesi i numërimi i numërimit të votave të diasporës për kandidatët në Qarkun e Fierit.

Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka mundur të fitojë mandatin dhe në legjislacionin e ardhshëm do ta shohim në një nga karriget e Kuvendit të Shqipërisë.

Pas mbylljes së numërimit, në drejtim të Çaushit nisën duartrokitjet ndërsa ajo festoi duke përqafuar të gjithë të pranishmit në sallën e numërimit të votave.

Sipas të dhënave të KQZ, Çaushi fitoi me një diferencë prej 49 votash.

Zegjine Çaushi ka qenë një nga kandidatet më të përfolura gjatë fushatës elektorale. Videot e saj drejtuar Gazment Bardhit, shefit politik të PD-së për qarkun e Fierit bënë xhiron e rrjetit.

Kujtojmë  se kandidatët e tjerë të PS që fituan mandat në Fier nga lista e hapur janë Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asforal Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi dhe Ramion Kurti.