BDI: Bilall Kasami 2 milionë euro për militantë partiak, 0 investime për zjarrfikësit

Sot, në një organizim pompoz dhe me prezencë të mediave, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, promovoi të ashtuquajturat “të arritura” të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve në Sheshin Iliria. The post BDI: Bilall Kasami 2 milionë euro për militantë partiak, 0 investime për zjarrfikësit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 20, 2025 - 16:45
 0
BDI: Bilall Kasami 2 milionë euro për militantë partiak, 0 investime për zjarrfikësit

Sot, në një organizim pompoz dhe me prezencë të mediave, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, promovoi të ashtuquajturat “të arritura” të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve në Sheshin Iliria. Por, sipas Shtabit Politik të Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Tetovë, realiteti në terren është krejtësisht ndryshe dhe shumë më i rëndë.

Sipas pasqyrës buxhetore të vetë Komunës së Tetovës për vitet 2024 dhe 2025, për mirëmbajtje dhe riparime të zjarrfikësve janë ndarë vetëm 25.000 euro, ndërsa për investime të reja – 0 denarë. Në të njëjtën kohë, nga buxheti komunal, Bilall Kasami ka ndarë 2 milionë euro për kontrata në vepër, të cilat BDI i cilëson si shpërblime për militantët e Lëvizjes BESA, për angazhime politike dhe logjistikë partiake.

Gjendja në Brigadën e Zjarrfikësve, sipas BDI-së, është alarmante: një numër i madh i automjeteve janë të jashtë funksionit, të dëmtuara dhe të papërdorshme. Mungon gjithashtu edhe stafi i mjaftueshëm për të përballuar nevojat e gjashtë komunave që mbulon kjo brigadë. Për më tepër, BDI thotë se ka indikacione të besueshme se disa zjarrfikës të punësuar përmes lidhjeve partiake nuk paraqiten fare në vendin e punës.

“Keqmenaxhimi dhe mungesa e përgjegjësisë nuk ndalen vetëm te zjarrfikësit – kjo është pamja e përgjithshme në çdo ndërmarrje komunale dhe në çdo segment të shërbimit publik që duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo partive politike,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Tetova nuk ka nevojë për spektakël. Ka nevojë për shërbime funksionale, për siguri dhe për përgjegjësi. Ndërsa qytetarët kërkojnë zgjidhje, Bilall Kasami shpërblen militantët,” përfundon deklarata nga Shtabi Politik i BDI-së në Tetovë, e cila cilëson mandatin aktual si një dështim në të gjitha frontet. Flaka

The post BDI: Bilall Kasami 2 milionë euro për militantë partiak, 0 investime për zjarrfikësit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .