Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut u rritën për 10.6 perqind
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 10.6 përqind në muajin prill, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 14.7%, […]


Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 10.6 përqind në muajin prill, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 14.7%, Arsimi për 14.4% dhe Shërbime administrative dhe mbështetëse për 13.0%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut është 45 452 denarë, ndërsa ajo bruto 68 294 denarë.
Krahasuar me marsin e këtij viti, rritje në muajin prill ka pasur te sektori për informim dhe komunikim (4.2 %), shërbimet administrative (3.9 %) dhe veprimtarinë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (3.8 %).