Me dyer të mbyllura, Qeveria e RMV-së ndryshoi përbërjen e Komisionit historik me Greqinë

Përbërja e ekipit maqedonas në komisionin historik me Greqinë u ndryshua në seancë të mbyllur qeveritare në janar. Përveç faktit që historiani Dalibor Jovanovski është kryetar i Komisionit, nuk ka informacion se cili ekspert është larguar dhe cili ekspert i është bashkuar ekipit. Jovanovski më parë ishte bashkëkryetar në anën maqedonase, pasi ambasadori Viktor Gaber, […]

qershor 20, 2025 - 18:30
 0
Me dyer të mbyllura, Qeveria e RMV-së ndryshoi përbërjen e Komisionit historik me Greqinë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Përbërja e ekipit maqedonas në komisionin historik me Greqinë u ndryshua në seancë të mbyllur qeveritare në janar. Përveç faktit që historiani Dalibor Jovanovski është kryetar i Komisionit, nuk ka informacion se cili ekspert është larguar dhe cili ekspert i është bashkuar ekipit. Jovanovski më parë ishte bashkëkryetar në anën maqedonase, pasi ambasadori Viktor Gaber, i cili e kishte udhëhequr Komisionin që nga formimi i tij në vitin 2018, u tërhoq nga Komisioni rreth dy vjet më parë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria, në lidhje me përbërjen e re të ekipit maqedonas në komisionin historik me Greqinë, konfirmoi sot vetëm shkurtimisht se kjo ndodhi në një seancë të mbyllur.

“Një ndryshim u bë në komisionin historik me Greqinë në një seancë të mbyllur, megjithatë, duke pasur parasysh faktin se ky është një vendim që u mor në një seancë të mbyllur, kërkoj që detajet në lidhje me arsyet dhe kush janë personat të merren nga ministria kompetente, që është Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë.

Kujtojmë se Qeveria zëvendësoi edhe gjashtë nga shtatë anëtarët e Komisionit me Bullgarinë në shtator 2024.