RMV, Federata publikoi kohën, vendin dhe dyshet e barazheve për kualifikim në Ligën e Parë dhe të Dytë
Në fundjavë do të luhen katër barazhe për kualifikim në Ligën e Parë dhe të Dytë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) të gjitha ndeshjet i ka vlerësuar me rrezik të lartë, transmeton Portalb.mk. Në barazhin për kualifikim në Ligën e Parë, Besa e Dobërdollit do të luan kundër […]


Në fundjavë do të luhen katër barazhe për kualifikim në Ligën e Parë dhe të Dytë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) të gjitha ndeshjet i ka vlerësuar me rrezik të lartë, transmeton Portalb.mk.
Në barazhin për kualifikim në Ligën e Parë, Besa e Dobërdollit do të luan kundër Bashkimit në Stadiumin e Çairit. Ndeshja do të fillojë prej orës 17:00 duke filluar prej orës 17:00.
Tri ndeshjet tjera të balotazhit janë për kualifikim në Ligën e Dytë. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë prej orës 17:00.
Shkëndija e Haraçinës do të luan kundër Osogovës në Stadiumin e Kavadarit më 24 maj. Në Qendrën e Treningut FFM – Shkup, më 24 maj do të luan Prespa kundër Sllogës 1934, ndërkohë do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Konjares së Madhe dhe Teteksit në Stadiumin e Gjorgje Petrovit.
Ndryshe, kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa nesër (21 maj) do të luhet finalja ndërmjet Strugës dhe Vardarit.
Në sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë do të luan Shkëndija, Struga, Shkupi, Arsimi i cili u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë dhe fituesi i ndeshjes ndërmjet Bashkimit dhe Besës.