Largimet nga Taravari vazhdojnë, Bujare Abazi konfirmon orientimin politik pro-VLEN
Një valë largimesh po trondit përfundimisht Arben Taravarin. Tashmë është e qartë, bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe figura kyçe të Aleancës për Shqiptarët po e braktisin një nga një, duke refuzuar aventurën e tij politike me Bashkimin Demokratik për Integrim. Ish ministri Azir Aliu, zëvendëskryeministri Arben Fetai si dhe Bujare Abazi, si dhe […] The post Largimet nga Taravari vazhdojnë, Bujare Abazi konfirmon orientimin politik pro-VLEN appeared first on InfoShqip.com.

Një valë largimesh po trondit përfundimisht Arben Taravarin. Tashmë është e qartë, bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe figura kyçe të Aleancës për Shqiptarët po e braktisin një nga një, duke refuzuar aventurën e tij politike me Bashkimin Demokratik për Integrim.
Ish ministri Azir Aliu, zëvendëskryeministri Arben Fetai si dhe Bujare Abazi, si dhe figura të tjera drejtuese të ASH-së, kanë zgjedhur të qëndrojnë me VLEN dhe të kontribuojnë në qeverinë e re, duke i dhënë fund çdo dyshimi mbi drejtimin politik që ata përkrahin. Bujare Abazi mori edhe mbështetjen e 59 deputetëve për të udhëhequr Komisionin për Letrat me Vlerë një dëshmi e qartë e legjitimitetit dhe mbështetjes që gëzojnë tashmë përfaqësuesit shqiptarë brenda shumicës parlamentare.
Ndërkaq, Arben Taravari ka zgjedhur të shkojë drejt BDI-së, partisë që shqiptarët e dënuan me votë dhe që përfaqëson një model të konsumuar të pushtetit. Në vend se të jetë pjesë e reformës dhe përfaqësimit të shqiptarëve në qeverisje, Taravari ka vendosur të shkojë në opozitë, përkrah Ali Ahmetit, duke u rreshtuar kundër vullnetit të shqiptarëve dhe kundër bashkëpartiakëve të vet.
Ky zhvillim nuk është vetëm një përçarje politike, por një ndarje mes atyre që i qëndrojnë besnikë misionit për ndryshim dhe atyre që i dorëzohen interesave personale. Me Taravarin po mbetet vetëm një rreth i ngushtë individësh pa peshë reale politike, ndërsa pjesa dërrmuese e strukturës së ASH-së tashmë është e integruar në shumicën qeverisëse dhe në projektin politik të VLEN-it.
E ardhmja është e qartë: shqiptarët janë në pushtet, kanë fjalën, kanë përgjegjësinë dhe Taravari nuk është më pjesë e kësaj rruge. Ai ka zgjedhur izolimin dhe kthimin pas. Të tjerët kanë zgjedhur të ecin përpara.
The post Largimet nga Taravari vazhdojnë, Bujare Abazi konfirmon orientimin politik pro-VLEN appeared first on InfoShqip.com.