Abazi do të jetë kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë në Maqedoninë e Veriut
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 59 vota “për” dhe 7 vota “kundër” e ka zgjedhur Bujare Abazin si anëtare dhe kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë, transmeton Portalb.mk. Konkursi për përzgjedhjen e kryetares së Komisionit ishte publikuar në tri gazetat e përditshme, ku Abazi ka aplikuar. Komisioni kuvendor konstatoi se Abazi i plotëson […]


Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 59 vota “për” dhe 7 vota “kundër” e ka zgjedhur Bujare Abazin si anëtare dhe kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë, transmeton Portalb.mk.
Konkursi për përzgjedhjen e kryetares së Komisionit ishte publikuar në tri gazetat e përditshme, ku Abazi ka aplikuar.
Komisioni kuvendor konstatoi se Abazi i plotëson kushtet e parapara me konkurs.
Në kuadër të seancës së 49-të u miratuan edhe disa propozim-ndryshime tjera, si Ligji për Punë të Jashtme, Ligji për Gjahun dhe Gjuetinë, Ligji për Mjedisin Jetësor, Ligji për Fitofarmaci, Ligji për Arsimin Fillor, të Mesëm dhe të Lartë, duke miratuar edhe lejen që Universiteti i Shtipit dhe Tetovës të lidhin marrëveshje kolektive me sindikatat e tyre.