Kryetari i BDI-së – Dega Dibër reagon për punësimet selektive në HEC “Shpilje”: Shqiptarët të nënvlerësuar, diskriminimi ka vetëm një emër – VLEN
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – dega Dibër, Artin Spahiu ka reaguar ashpër pas informacioneve se sot janë realizuar 8 punësime të reja në Hidrocentralin “Shpilje” në Dibër, të gjitha nga radhët e një partie të vetme, shkruan InfoShqip. “Nëse nuk e keni marrë vesh, nuk është çudi. Askush nga familjarët tuaj, kushërinjtë, shokët, […] The post Kryetari i BDI-së – Dega Dibër reagon për punësimet selektive në HEC “Shpilje”: Shqiptarët të nënvlerësuar, diskriminimi ka vetëm një emër – VLEN appeared first on InfoShqip.com.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – dega Dibër, Artin Spahiu ka reaguar ashpër pas informacioneve se sot janë realizuar 8 punësime të reja në Hidrocentralin “Shpilje” në Dibër, të gjitha nga radhët e një partie të vetme, shkruan InfoShqip.
“Nëse nuk e keni marrë vesh, nuk është çudi. Askush nga familjarët tuaj, kushërinjtë, shokët, miqtë apo bashkëqytetarët tanë shqiptarë nuk është punësuar. Sepse ajo që paralajmëruan Izeti dhe Billalli – loja e padrejtë dhe diskriminuese – ka nisur të zbatohet edhe në Dibër,” deklaroi kryetari i degës së BDI-së në Dibër.
Sipas tij, në punësimet e ditës së sotme në HEC “Shpilje” rezultati flet qartë:
VMRO – 8 punësime, VLEN – 0.
“Shpresojmë të paktën për barazim, sepse për përmbysje nuk ka asnjë shans,” u shpreh me ironi ai, duke shtuar se shqiptarët sot janë të nëpërkëmbur dhe të lënë pas dore.”
Ai përmbylli reagimin e tij me një deklaratë të fortë:
“Nënçmimi i shqiptarëve sot në Dibër ka vetëm një emër – VLEN!”
#Turpi = #VLEN” perfundon ai. /InfoShqip.com
The post Kryetari i BDI-së – Dega Dibër reagon për punësimet selektive në HEC “Shpilje”: Shqiptarët të nënvlerësuar, diskriminimi ka vetëm një emër – VLEN appeared first on InfoShqip.com.