Policia e RMV-së i digjitalizoi edhe dy shërbime tjera
Ministria për Punë të Brendshme ka shtuar edhe dy shërbime tjera në hapësirën digjitale, shërbime që do të mund të kryhen tash nga qytetarët në platformën E-Shërbime, transmeton Portalb.mk. Qytetarët KËTU do të mund të marrin certifikatën për pronësinë aktuale të automjeteve motorike të personave juridik. Në shërbimet digjitale tani KËTU mund të merret certifikata […]


Ministria për Punë të Brendshme ka shtuar edhe dy shërbime tjera në hapësirën digjitale, shërbime që do të mund të kryhen tash nga qytetarët në platformën E-Shërbime, transmeton Portalb.mk.
Qytetarët KËTU do të mund të marrin certifikatën për pronësinë aktuale të automjeteve motorike të personave juridik.
Në shërbimet digjitale tani KËTU mund të merret certifikata e pronësisë së mjeteve motorike për një periudhë të caktuar kohore për personat juridikë.
Ndryshe, digjitalizimi ka dëshmuar se është faktor kryesor në transformimin e shoqërive dhe tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, demokratik, social dhe kulturor. Përmes digjitalizimit shërbimet publike dhe private mund të ofrohen më shpejt; dhe më me efikasitet. Platformat digjitale rrisin transparencën dhe zvogëlojnë korrupsionin, mundësojnë menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit dhe burimeve natyrore. Maqedonia e Veriut vazhdoi të përballet me sfidat e digjitalizimit edhe në vitin 2024.
Vlerësimi gjithëpërfshirës i KE-së në raportin e progresit për situatën e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut është se, megjithëse ka pasur disa përparime, përpjekjet për digjitalizim janë ende në faza të hershme dhe kanë shumë mangësi. Shërbimet digjitale janë në zhvillim, por shumë procedura mbeten offline dhe kërkohet përmirësim i portalit elektronik. Vendi duhet të harmonizojë legjislacionin me normat evropiane dhe të rrisë aftësitë digjitale, sidomos për bizneset e vogla dhe zonat rurale. Pavarësisht përparimeve në infrastrukturën e internetit dhe 5G, administrata dhe sektori i sigurisë kibernetike kërkojnë digjitalizim dhe forcim. Sektorët e shëndetësisë dhe energjisë gjithashtu kërkojnë përpjekje për digjitalizim e me këtë edhe transparencë dhe modernizim