Ndërtim pa leje, Policia e RMV-së ka ngritur kallëzim penal ndaj katër personave dhe një subjekti juridik
Policia e Maqedonisë së Veriut për shkak ndërtimeve pa leje, ka ngritur kallëzim penal ndaj një subjekti juridik dhe katër qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “kallëzim penal kundër një personi juridik – objekt hotelerie nga Dellçeva dhe B.T. (46) nga Dellçeva, pronare e objektit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për […]


Policia e Maqedonisë së Veriut për shkak ndërtimeve pa leje, ka ngritur kallëzim penal ndaj një subjekti juridik dhe katër qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“kallëzim penal kundër një personi juridik – objekt hotelerie nga Dellçeva dhe B.T. (46) nga Dellçeva, pronare e objektit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër Z.T. (49) nga Dellçeva për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtimi i paligjshëm”, raportoi Policia.
Subjektit juridik edhe pse në muajin prill i është dhënë 30 ditë afat për t’i plotësuar kushtet e mbrojtjes nga zjarri, një gjë e tillë nuk ishte realizuar.
“Gjatë kontrollit, gjithashtu, u konstatua se i denoncuari Z.T. në periudhën nga 09.03.2018 deri më 16.10.2019 ka ndërtuar objektin pa leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent. Më 01.05.2025, përsëri u ushtrua kontroll në këtë objekt dhe u konstatua se e denoncuara B.T. u ka lejuar disa personave të qëndronin në objekt, me çka nuk i është përmbajtur ndalimit 30-ditor për kryerjen e veprimtarisë të shqiptuar gjatë kontrollit të mëparshëm”, raportoi Policia.