Kosto për jetesë shënoi rritje në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e Kostos e jetesës krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sikurse edhe çmimet me pakicë, transmeton Portalb.mk. “Indeksi i kostos për jetesë në maj të vitit 2025, krahasuar me muajin maj të vitit 2024, shënon rritje prej 3.3%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon […]


Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e Kostos e jetesës krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sikurse edhe çmimet me pakicë, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi i kostos për jetesë në maj të vitit 2025, krahasuar me muajin maj të vitit 2024, shënon rritje prej 3.3%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 1.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në krahasim me prillin e këtij viti, në maj është regjistruar rritje e inflacionit për 1.5 përqind.
“Rritja e inflacionit në maj të vitit 2025, krahasuar me prillin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Ushqime dhe pije joalkoolike për 4.1%, Mallra dhe shërbime të tjera për 1.5%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.8%, Veshmbathje për 0.5%, Rekreim dhe kulturë për 0.4% dhe Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.3%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse dhe Mbrojtje shëndetësore për 0.1%”, sqaroi Enti.