Murtezani në takim me përfaqësuesit e Programit për zhvillimin e të drejtës tregtare pranë Ministrisë së Tregtisë së SHBA-së (CLDP)
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Programit për zhvillimin e të drejtës tregtare pranë Ministrisë për Tregti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CLDP) si dhe me përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën u theksua angazhimi i përbashkët për avancimin e […]

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Programit për zhvillimin e të drejtës tregtare pranë Ministrisë për Tregti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CLDP) si dhe me përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën u theksua angazhimi i përbashkët për avancimin e kornizës ligjore dhe përmirësimin e klimës investuese në Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të takimit u potencua se investimet e huaja të drejëpërdrejta janë një nga shtyllat kyçe të strategjisë ekonomike të vendit, veçanërisht duke marrë parasysh se bëhet fjalë për ekonomi të vogël dhe të hapur. Sidoqoftë, duke marrë parasysh zhvillimet gjeopolitike globale dhe nevojën për kujdes të shtuar, është e domosdoshme të vendoset mekanizëm nacional për kontrollin e investimeve të huaja të drejtëpërdrejta, konform me kriteret dhe standardet e parapara me Procesin e Berlinit, Rregulloret e BE-së dhe standardet e NATO-s për siguri dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Ministri Murtezani u shpreh se Qeveria tanimë ka ndërmarrë masa konkrete për avancimin e ambientit ligjor dhe institucional për investime, në të cilin rol të të veçantë ka grupi punues i përbërë nga ekspertë të institucioneve përkatëse të Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e CLDP-së dhe Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë. Murtezani njoftoi për grupin punues i cili gjatë muajve të fundit në mënyr aktive punoi në përgatitjen e draft-ligjit të ri për kontrollin e investimeve të huaja të drejtëpërdrejta, i cili ka për qëllim të sigurojë transparencë më të madhe, parashikueshmëri dhe koordinim më të mirë institucional, me çka do të krijoheshin kushte për ambient më të sigurt, biznes më tërheqës për investitorët vendas dhe të huaj.
Ministri theksoi se drafti i parë i tekstit paraqet bazë fillestare, por strategjike, dhe se do të vijojnë konsultime të mëtejshme me të gjitha palët e interesuara relevante, përfshirë edhe komunitetin e biznesit. Në këtë drejtim, Ju shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme të partnerëve amerikanë, me besimin se iniciativat e këtilla paraqesin orientimin e duhur për krijimin e kornizës të drejtë ligjore, moderne dhe të parashikueshme e cila do të stimulojë zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit.