Manastir: Mashtruan 27 persona për dorëzimin e të korrave, për të cilat nuk kryen pagesë, MPB ngriti padi penale

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave dhe dy subjekteve juridike për mashtrim. Të pandehurit, në rolet e menaxherit dhe pronarit të kompanive, kanë mashtruar 27 persona, kryesisht fermerë nga Pellagonia dhe dy kompani transporti. Ata u premtuan pagesë për të korrat e dorëzuara, por nuk e realizuan atë. Dëmi […]

qershor 4, 2025 - 19:45
 0
Manastir: Mashtruan 27 persona për dorëzimin e të korrave, për të cilat nuk kryen pagesë, MPB ngriti padi penale
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave dhe dy subjekteve juridike për mashtrim. Të pandehurit, në rolet e menaxherit dhe pronarit të kompanive, kanë mashtruar 27 persona, kryesisht fermerë nga Pellagonia dhe dy kompani transporti. Ata u premtuan pagesë për të korrat e dorëzuara, por nuk e realizuan atë. Dëmi i shkaktuar arrin vlerën prej 141.650 eurosh, transmeton Portalb.mk.

“SPB Manastir, në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, ngriti kallëzim penal kundër D.N. (30) nga fshati Orizare e Poshtme, Manastir, P.N. (57) nga fshati Puturus, Komuna Mogillë dhe dy personave juridikë nga fshati Orizare e Poshtme.

I pandehuri i parë gjatë viteve 2023 dhe 2024, në cilësinë e personit të autorizuar-menaxher në personat juridikë të pandehur të tretë dhe të katërt dhe i pandehuri i dytë – pronar i personave juridikë të pandehur të tretë dhe të katërt, i ka mashtruar 27 persona, nga të cilët 25 ishin fermerë nga rajoni i Pellagonisë dhe dy kompani transporti, se pasi të kenë blerë të korra drithërash për një periudhë të caktuar kohore, do t’i paguajnë dhe i kanë bindur t’ua dorëzojnë të korrat, duke u shkaktuar dëme materiale në vlerë prej gjithsej 141.650 eurosh”, njofton MPB.