Garip Kaba: “I ngujuar në Sharr”, por Sulejmani shfaqet në makinë me Fatmir Limanin

Pas deklaratës së Garip Kabës, anëtar i Aleancës për Shqiptarët, se Salim Sulejmani ndodhet “i ngujuar në Malin Sharr” pas dorëheqjes së tij nga deputetësia dhe funksionet partiake, vetë Sulejmani The post Garip Kaba: “I ngujuar në Sharr”, por Sulejmani shfaqet në makinë me Fatmir Limanin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 19, 2025 - 11:15
 0
Garip Kaba: “I ngujuar në Sharr”, por Sulejmani shfaqet në makinë me Fatmir Limanin

Pas deklaratës së Garip Kabës, anëtar i Aleancës për Shqiptarët, se Salim Sulejmani ndodhet “i ngujuar në Malin Sharr” pas dorëheqjes së tij nga deputetësia dhe funksionet partiake, vetë Sulejmani është shfaqur publikisht në një fotografi pranë nënkryetarit të Lëvizjes Besa, Fatmir Limani, shkruan Flaka

Fotografia është publikuar nga shoferi personal i Limanit me përshkrimin: “Ditë e mirë me diell”, dhe shihet qartë afërsia mes Limanit, Sulejmanit dhe një rrethi të ngushtë njerëzish, në një udhëtim me veturë.

Kjo paraqitje publike përforcon zërat për një afrim të tij me Lëvizjen Besa. Kjo është edhe një dëshmi vizuale e lëvizjeve të brendshme politike pas largimit të Sulejmanit nga ASH-ja e Taravarit.

Ndërkohë, në vend të Sulejmanit në Kuvend pritet të ulet Valbona Adili Emini, përfaqësuese nga Lëvizja Besa, si pjesë e listës zgjedhore të koalicionit VLEN. Kjo situatë lë të hapura diskutime të reja mbi prapaskenat politike dhe pozicionimet e reja në skenën shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Flaka Media

The post Garip Kaba: “I ngujuar në Sharr”, por Sulejmani shfaqet në makinë me Fatmir Limanin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .