Themelohet lëvizja Arbëria, nuk do të ketë kryetar
Spektrit politik shqipëtarë ju shtua edhe një parti e re. Sot u bë themelimi zyrtar i lëvizjes ‘’ARBËRIA’’ ku u bë prezantimi i parimeve themeluese të lëvizjes, vizionit të saj dhe rrugën që synon të ndërtojnë shërbim të interesimit të përgjithshëm shoqëror, ose të shqipëtarëve të Maqedonisë së Veriut. Prezantimet u bënë nga ish deputetët […] The post Themelohet lëvizja Arbëria, nuk do të ketë kryetar appeared first on InfoShqip.com.

Spektrit politik shqipëtarë ju shtua edhe një parti e re. Sot u bë themelimi zyrtar i lëvizjes ‘’ARBËRIA’’ ku u bë prezantimi i parimeve themeluese të lëvizjes, vizionit të saj dhe rrugën që synon të ndërtojnë shërbim të interesimit të përgjithshëm shoqëror, ose të shqipëtarëve të Maqedonisë së Veriut.
Prezantimet u bënë nga ish deputetët e PDSH-së Bekim Fazliu dhe Meral Ferati dhe shumë të tjerë. Bekim Fazliu tha se partia nuk do të ketë kryetarë por do të drejtohet nga këshilli drejtues i përbërë prej 9 anëtarë me statute i kemi domethënë që mund të zgjerohet deri 15 anëtarë këshilli drejtues do të funksionon si organ kolegjian i përbashkët me konzensuz.
’’ Barazia e plotë e shqipëtarëve realizimi i drejtë i marrëveshjes së Ohrit duke e nxjerr nga arkivat dhe gjitha devijimet që janë bërë domethënë shtrembërimet që janë bërë asaj domethënë të realizohet drejt ashtu si e janë nënshkruar Arbër Xhaferi, Imer Imeri, dhe të tjerët që u ngrit konflikti i 2001 jo një marrëveshje që e bënë të tjerët per pazare për përfitimet e tyre personale’’, tha Fazliu. /SHENJA/
‘’Sapo themeluam kuvendin themelues te Lëvizjes Arbëria, nuk është organizatë ne kuptimin e zakonshëm të fjalës nuk është parti politik është shumë më shumë se parti politike është organizim i qytetarëve, është organizim i shqipëtarëve, që është ndërgjegje e shqipëtarëve që lind si nevojë e kohës si reagim i së keqes dhe si e mirë që mungon. Besoj që ishte start i fuqishëm ky i joni kemi shtrirje për dallim të shumë të tjerëve gjithandej nga Velesi, Likovë e deri në Strug e Manastir”, u shpreh Fazliu. /SHENJA/
The post Themelohet lëvizja Arbëria, nuk do të ketë kryetar appeared first on InfoShqip.com.