Dyshohet se i morën një çifti 400,000 € gjoja për t’ua shëruar djalin nga magjia, arrestohen dy persona në Shkup
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar një 55-vjeçar nga Trubareva e Shkupit dhe nëna e tij 76 vjeçe, pasi i njëjti , sipas dyshimeve të Policisë, është paraqitur si njeri me aftësi të posaçme, dhe i ka marrë një çifti nga Berova rreth 400,000 euro, gjoja për t’ia larguar magjinë ndaj […]

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar një 55-vjeçar nga Trubareva e Shkupit dhe nëna e tij 76 vjeçe, pasi i njëjti , sipas dyshimeve të Policisë, është paraqitur si njeri me aftësi të posaçme, dhe i ka marrë një çifti nga Berova rreth 400,000 euro, gjoja për t’ia larguar magjinë ndaj djalit të çiftit, përcjell TV21.
“Më 03.07.2025, B.D. (76) nga Berova paraqiti në SPB Shtip kallëzim penal për veprën penale “Mashtrim” sipas nenit 247, paragrafi 4 i Kodit Penal të RMV-së, ndaj personit D.I. (54) nga fshati Trubarevë, në afërsi të Shkupit. Sipas kallëzuesit, në periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2025, i kallëzuari me qëllim që të përfitojë pasuri në mënyrë të paligjshme, ka mashtruar dhe mbajtur në mashtrim B.D. dhe bashkëshorten e tij M.D., duke u paraqitur si një person me “aftësi paranormale”, një lloj “shëruesi shpirtëror”, “dëbues i shpirtrave të këqij dhe magjive”, përkatësisht si një “njeri i Zotit” me fuqi të veçantë për të hequr një “magji të keqe” që supozohej se i ishte bërë ndaj djalit të tyre dhe që kinse i rrezikonte shëndetin dhe jetën. Në këtë periudhë gati trevjeçare, ai i ka bindur viktimat t’i japin në disa raste dhe vende të ndryshme në Shkup dhe Berovë shuma të mëdha parash nga 5.000 deri në 6.000 euro për “ndihmën” e ofruar, duke përfituar kështu në mënyrë të paligjshme një shumë të përgjithshme prej 400.000 euro”, thonë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se pas kallëzimit, janë ndërmarrë masa dhe në bashkëpunim me denoncuesin, i kanë dorëzuar të dyshuarit para të shënuara nga Policia, me qëllim kapjen e personit.
“Më 04.07. në Berovë, u arrestuan i kallëzuari D.I. dhe nëna e tij D.I. (76) nga Trubareva, pranë të cilës gjatë kontrollit u gjetën 3.000 euro para të gatshme. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre në Trubarevë u gjetën dhe sekuestruan edhe gjësende të lidhura me veprën penale “Mashtrim”. Pas veprimeve të plota hetimore, ndaj të dy personave të ndaluar është ngritur kallëzim penal për veprën penale të vazhduar “Mashtrim”, dhe ata janë dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Koçanit”, shtojnë nga MPB.