Maqedonia në valë të nxehtë! Nesër pritet mot i paqëndrueshëm
Deri të martën do të vazhdojë mot shumë i nxehtë, me temperatura ditore që në disa vende do të kalojnë 40°C, përcjell TV21. Nesër, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, në disa vende në formë të motit të keq afatshkurtër […]

Deri të martën do të vazhdojë mot shumë i nxehtë, me temperatura ditore që në disa vende do të kalojnë 40°C, përcjell TV21. Nesër, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, në disa vende në formë të motit të keq afatshkurtër me erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit.
Në pjesë të ulëta do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë në formë të motit të keq afatshkurtër. Në rast të shkarkimeve elektrike, rekomandohet kujdes i shtuar, të shmanget qëndrimi në hapësira të hapura dhe nën pemë.
“Në dy ditët e para të javës së ardhshme do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë, ndërsa do të fryjë erë mesatare, e në pjesët perëndimore – erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Të mërkurën dhe të enjten, për shkak të depërtimit të një mase ajri më të freskët nga veriu, do të fryjë erë e fortë veriore që do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave ditore. Të mërkurën, kryesisht në pjesët veriore, do të ketë reshje lokale shiu”, tha Lençe Rizova, meteorologe.