Zgjedhjet komunale, VLEN bën sondazhe për kandidatët
Koalicioni VLEN është në fazën e anketimeve dhe analizës së emrave për kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhje lokale të tetorit. Kandidatët në zgjedhje do të garojnë nën logon e VLEN-it “Ne nuk konsiderojmë se krejt potenciali politik është brenda VLEN-it, ne vlerësojmë se ka intelektualë, ka biznesmenë, ka akademikë që nuk kanë veshë fanellën […] The post Zgjedhjet komunale, VLEN bën sondazhe për kandidatët appeared first on InfoShqip.com.

Koalicioni VLEN është në fazën e anketimeve dhe analizës së emrave për kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhje lokale të tetorit. Kandidatët në zgjedhje do të garojnë nën logon e VLEN-it
“Ne nuk konsiderojmë se krejt potenciali politik është brenda VLEN-it, ne vlerësojmë se ka intelektualë, ka biznesmenë, ka akademikë që nuk kanë veshë fanellën e VLEN-it, por ne nëse vlerësojmë që ai është më i miri për një qytet, për një komunë ne i themi urdhëro na prijë, do e kesh mbështetjen e fuqishme të VLEN-it”, tha Izet Mexhiti, VLEN.
“Nëse VLEN-i do të vlerëson që Izet Mexhiti do të duhet të del kandidat në Çair është edhe ky opsion, po nuk ka asgjë konkrete”, u shpreh Izet Mexhiti, VLEN.
Arben Fetai theksoi që për dallim prej opozitës që është bërë front që tregton me parti, përzgjedhja e VLEN-it do të bëhet në bazë cilësisë dhe meritave të tyre.
“Me përkrahjen që ia japim kandidaturës së zoti Mendy Qyra në Strugë dëshmojmë se interesi ynë është interesi i qytetarët, ne nuk e shohim vetëm interesin individual partiak si LD, Besë, Alternativë, Aleancë dhe Vetëvendosje, e shohim 1 çka është interesi i qytetarit, çfarë pret qytetari në bazë të sondazheve jemi duke bërë matje dhe jemi duke i identifikuar siç e tha edhe Izeti kandidatët më të mirë që na sigurojnë fitore dhe që i përgjigjen pritshmërive të qytetarëve dhe kjo është qasje krejt ndryshe e Frontit dikur evropian, tani kombëtar të cilët janë shndërruar në tregtarë me parti”, theksoi Arben Fetai, VLEN.
Zgjedhjet lokale pritet që të mbahen në gjysmën e dytë të muajit tetor, ndërsa partitë po vazhdojnë kalkulimet për emrat e kandidatëve. Në bllokun politik shqiptar, kandidatët e VLEN-it do të kenë përballë kandidatët e Frontit Evropian, në të cilën krahas BDI-së, janë edhe dy Aleancat për Shqiptarët të Ziadin Selës dhe Arben Taravarit, por edhe partive tjera më të vogla shqiptare dhe komuniteteve tjera./Alsat.mk
The post Zgjedhjet komunale, VLEN bën sondazhe për kandidatët appeared first on InfoShqip.com.