Salim Sulejmani merret në “mbrojtje” nga Fatmir Limani
Pas dorëheqjes së deputetit Salim Sulejmani nga të gjitha funksionet brenda Aleancës për Shqiptarët dhe mandati i tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pritet që vendin e tij ta The post Salim Sulejmani merret në “mbrojtje” nga Fatmir Limani appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Pas dorëheqjes së deputetit Salim Sulejmani nga të gjitha funksionet brenda Aleancës për Shqiptarët dhe mandati i tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pritet që vendin e tij ta zërë Valbona Adili Emini, përfaqësuese nga Lëvizja Besa. Zëvendësimi vjen në përputhje me renditjen në listën zgjedhore të koalicionit VLEN, në të cilën Adili Emini ishte e radhës, shkruan Flaka
Një fotografi e postuar nga shoferi personal i Fatmir Limanit, ku shihen së bashku me Limanin dhe Sulejmanin gjatë një udhëtimi, ka nxitur spekulime për afërsinë politike midis Lëvizjes Besa dhe deputetit tashmë të dorëhequr. Madje, shihet se është marrë në mbrojtje nga Limani, pas pretendimeve për kërrcënime ndaj tij nga eksponentë të ASH-së në Strugë.
Kjo foto u postua pak ditë pas deklaratës së Sulejmanit se largohet nga ASH për shkak të mospranimit të afrimit të kësaj partie me BDI-në – një qëndrim që bie ndesh me mbështetjen e mëparshme për liderin e ASH-së, Arben Taravari.
Postimi vjen vetëm një ditë pas denoncimit të Sulemanit në Policinë e Strugës, ku kishte deklaruar se ishte “kërcënuar” nga dy djemtë e Garip Kabës – Landi dhe Bardhok Kaba. Policia veproi menjëherë duke i ndaluar të dy vëllezërit, të cilët më pas u lanë të lirë pas disa orësh mbajtje në Stacionin Policor të Strugës.
Garip Kaba reagoi publikisht duke e quajtur denoncimin të motivuar politikisht dhe pa baza. Ai u shpreh: “Hoxha i ‘ngujuar’ nga Malet e Sharrit është mirë të thirret në ndërgjegjen e vet dhe të vazhdojë misionin e tij, por jo me këto lojra të pista”, duke aluduar qartë për deputetin në dorëheqje, Salim Sulemani.
Valbona Adili Emini, e njohur për angazhimin e saj në çështje sociale dhe përfaqësimin e grave në politikë, pritet të sjellë një frymë të re në grupin parlamentar të VLEN-it.
Ndërkohë, zhvillimet e fundit kanë shtuar tensionet brenda ish partnerëve të koalicionit VLEN. Flaka
The post Salim Sulejmani merret në “mbrojtje” nga Fatmir Limani appeared first on Flaka, në çdo lajm... .