Fluturimet nga Shkupi për në Barcelonë dhe Lion do të fillojnë të shtunën
Duke filluar nga 3 maji, dy herë në javë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të fillojnë fluturimet për në Barcelonë, njoftoi sot TAV Maqedoni. Përveç Barcelonës, nga 3 maji do të ketë fluturime edhe për në Lion tre herë në javë, transmeton Portalb.mk. Fluturimet do të operohen nga Wizz Air dhe do të realizohen […]


Duke filluar nga 3 maji, dy herë në javë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të fillojnë fluturimet për në Barcelonë, njoftoi sot TAV Maqedoni. Përveç Barcelonës, nga 3 maji do të ketë fluturime edhe për në Lion tre herë në javë, transmeton Portalb.mk.
Fluturimet do të operohen nga Wizz Air dhe do të realizohen me subvencione nga Qeveria.
Fluturimet për në Barcelonë, sipas kompanisë, do të jenë të martave dhe të shtunave, dhe për në Lion të martave, të enjteve dhe të shtunave.
Fluturimi i parë nga Shkupi për në Barcelonë do të zhvillohet të shtunën në orën 18:50, ndërsa dy pasagjerë do të marrin bileta falas avioni përmes një përzgjedhjeje në rrjetet sociale.
Nga “TAV Maqedoni” thonë se në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, të interesuarit mund të mësojnë se si të konkurrojnë për dy biletat falas për në Barcelonë, ndërsa fituesit do të shpallen më 29 prill.
“Pas një ndërprerjeje trevjeçare, po lidhim përsëri Shkupin dhe Barcelonën me avion. Rikthimi i kësaj linje është rezultat i një vizioni të përbashkët, bashkëpunimi dhe angazhimi të fortë nga partnerët tanë, Qeveria dhe Wizz Air”, tha Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni, në një konferencë për shtyp sot.
Ai beson se kjo linjë do të jetë edhe më popullore se tre vjet më parë me shumë pasagjerë.
Kurt tha gjithashtu se Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit po lidhet me Lionin për herë të parë, duke vlerësuar se ky është një destinacion i veçantë sepse është një qytet që ka shumë për të ofruar, nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe vendlindja e kinematografisë me një ofertë gastronomike tërheqëse.
Kurt njoftoi se destinacionet në brigjet spanjolle dhe italiane, rikthimi i linjës për në Larnaka të Qipros, si dhe hapja e linjave direkte për në Pragë dhe Madrid po synohen gjithashtu.
“Ne nuk ndalemi këtu, ne fluturojmë për në Antalia, Bodrum, Hurghada, Romë, Venecia, Split, Paris, të cilat mbeten destinacionet kryesore turistike në sezonin e verës”, shtoi Kurt.
Në janar të këtij viti, Ministria e Transportit njoftoi se po fute dy linja të reja ajrore për në Paris dhe Gjenevë, të cilat do të operohen nga linja ajrore “EasyJet”. Fluturimi për në Paris, për në Aeroportin Orly, filloi të operojë më 2 prill, ndërsa linja për në Gjenevë do të fillojë të operojë më 3 nëntor të këtij viti.
- LEXO: Filloi linja e re ajrore Paris – Shkup nga Easyjet
- LEXO: Nikolloski: Pas një pauze 12-vjeçare, është rikthyer linja ajrore Shkup-Amsterdam