Një veturë u përplas në shtyllën metalike të kamerave në Tabanoc, nuk ka të lënduar

Një burrë nga Ohri, i cili drejtonte një veturë të tipit “Passat” dje pasdite, u përplas me një shtyllë metalike me kamera mbikëqyrjeje të instaluara në pikën kufitare Tabanovc, informon Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë, transmeton Portalb.mk. “Më 27 prill në orën 18:30, në pikën kufitare Tabanovc është raportuar një aksident trafiku, në […]

Prill 28, 2025 - 14:45
 0
Një veturë u përplas në shtyllën metalike të kamerave në Tabanoc, nuk ka të lënduar
Pika kufitare Tabanoc, foto: Dretoria e doganave RMV/Facebook

Një burrë nga Ohri, i cili drejtonte një veturë të tipit “Passat” dje pasdite, u përplas me një shtyllë metalike me kamera mbikëqyrjeje të instaluara në pikën kufitare Tabanovc, informon Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

“Më 27 prill në orën 18:30, në pikën kufitare Tabanovc është raportuar një aksident trafiku, në të cilin një automjet pasagjerësh, ‘Passat’ me targa të Ohrit, i drejtuar nga S.L. (59) nga Ohri, është përplasur në një shtyllë metalike me kamera mbikëqyrjeje”, thuhet në një njoftim të SPB Ohër.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti.