CIVIL: Vendimi kundër Xhabir Derallës është goditje ndaj lirisë së shprehjes dhe lirive të medias 

Pas më shumë se dy vitesh procedurash ligjore, Gjykata e Apelit e vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelore të Shkupit në favor të kryeministrit aktual Hristijan Mickoski kundër kryetarit të CIVIL – Qendra për Liri, gazetarit dhe aktivistit të të drejtave të njeriut Xhabir Deralla, transmeton Portalb.mk.  Vendimi, sipas reagimit të CIVIL, përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë […]

qershor 19, 2025 - 13:15
 0
CIVIL: Vendimi kundër Xhabir Derallës është goditje ndaj lirisë së shprehjes dhe lirive të medias 
Civil. Foto printscreen nga konferenca për media

Pas më shumë se dy vitesh procedurash ligjore, Gjykata e Apelit e vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelore të Shkupit në favor të kryeministrit aktual Hristijan Mickoski kundër kryetarit të CIVIL – Qendra për Liri, gazetarit dhe aktivistit të të drejtave të njeriut Xhabir Deralla, transmeton Portalb.mk. 

Vendimi, sipas reagimit të CIVIL, përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe lirive të mediave në vend.  

Gjykimi u iniciua nga Mickoski, gjatë periudhës kur ai ishte lider i VMRO-DPMNE-së opozitare, dhe çështja u drejtua nga bashkëpunëtori i tij i atëhershëm, dhe tani Ministër i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Padia iu referua një teksti që Deralla e kishte marrë nga një media tjetër, gjë që, sipas CIVIL, vë në pikëpyetje më tej thelbin e vetë procedurës. 

Bëhet fjalë për një është një artikull që pretendon se lideri i atëhershëm i opozitës dhe kryeministri aktual Hristijan Mickoski bleu dhe rinovoi një shtëpi në Kozle me vlerë një milion euro. 

Pas publikimit të teksteve, Mickoski kërkoi që mediat t’i kërkojnë falje në rrjetet sociale, pikërisht në festën ortodokse të “Falja” në vitin 2023. 

Siç shkroi Mickoski në atë kohë, shtëpia familjare e kunatit, motrës dhe mbesës së tij, “e krijuar duke shitur pronën e marrë si trashëgimi dhe duke marrë një kredi bankare”, u paraqit si pronë e tij e fshehur. Nëse nuk do kërkonin falje, ai njoftoi se do të kërkonte drejtësi përmes procedurave ligjore. 

Më shumë se dy vjet më vonë, CIVIL thotë se vendimi kundër Derallës është “një tregues i qartë i lidhjes së ngushtë midis ekzekutivit dhe gjyqësorit, dhe shkel rëndë parimin e pavarësisë së medias dhe një publiku kritik”. 

CIVIL beson se rasti është një paralajmërim për të gjithë gazetarët, redaktorët, aktivistët dhe figurat publike që janë kritikë ndaj qeverisë, dhe se procese të tilla dërgojnë një mesazh se kushdo që nuk përshtatet në narrativën e strukturave qeverisëse do të përballet me represion. 

“Liria e shprehjes nuk është luks, as dhuratë nga qeveria – është një e drejtë e patjetërsueshme njerëzore”, tha organizata, duke shtuar se heshtja e gazetarëve do të thotë heshtje e së vërtetës dhe lejim që gënjeshtrat të mbizotërojnë në diskursin publik.