Kontrollorët e M-NAV kërcënohen se do hyjnë në grevë nëse vazhdohet më punësimin kuadrove partiak
Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Maqedonisë i ka dërguar një letër paralajmëruese Bordit të Drejtorëve të Navigacionit Maqedonas (M-NAV) se më 10 korrik, kontrollorët do të hyjnë në grevë dhe do të mbyllin qiellin nëse vazhdon të punësohet personel i panevojshëm partiak në vend të kontrollorëve të trafikut ajror, inxhinierëve dhe meteorologëve, shkruan […]


Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Maqedonisë i ka dërguar një letër paralajmëruese Bordit të Drejtorëve të Navigacionit Maqedonas (M-NAV) se më 10 korrik, kontrollorët do të hyjnë në grevë dhe do të mbyllin qiellin nëse vazhdon të punësohet personel i panevojshëm partiak në vend të kontrollorëve të trafikut ajror, inxhinierëve dhe meteorologëve, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.
Siç thuhet në njoftim, pakënaqësia vjen pas shpalljes së fundit të publikuar nga tre drejtorët Vladimir Risteski, Kliment Çepunjoski dhe Fatmir Zimberi, për punësimin e këshilltarëve të tyre, si dhe personave me arsim të mesëm.
Siç raporton media, sipas burimeve të saj, situata atje ishte e padurueshme, veçanërisht pas luftës midis Izraelit dhe Iranit, kur trafiku mbi hapësirën ajrore maqedonase u rrit me 30 përqind.
“Pas mbylljes së qiellit mbi Iranin dhe Izraelin, i gjithë trafiku ajror po rrjedh drejt nesh. Ky është një numër shumë, shumë më i rritur i fluturimeve, dhe ne kemi një sistem të vjetër të blerë në vitin 2001. I riu nuk është zbatuar. Dhe i riu nuk është më i ri, është blerë në vitin 2014”, thanë nga M-NAV.
Sindikata ka dhënë një afat deri më 30 qershor për të përmbushur kërkesat, të cilat përfshijnë zbatimin e një sistemi të ri ATM (menaxhimi i trafikut ajror) dhe kryerjen e një kalimi në sistemet e reja teknike.
M-NAV e njohur për skandale dhe partizim të skajshëm
Kujtojmë se M-NAV tani drejtohet nga: Vlladimir Risteski – Kryetar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror, Kliment Çepunjoski – Anëtar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Teknologjisë së Aviacionit dhe Fatmir Zimberi – Anëtar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Punëve Financiare, Juridike, Zhvillimit dhe Investimeve.
Më 26 maj Drejtoria e Policisë Financiare ngriti një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër V.K. në cilësinë e ish-drejtorit ekzekutiv i Sektorit për navigim ajror Shoqërinë Aksionare shtetërore për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror M-NAV ShA Shkup për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale, “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, neni 353 paragrafi 2 i Kodit Penal” dhe kundër B. A. në cilësinë e ushtruesit të detyrës së udhëheqësit të Departamentit të Prokurimit Publik në Shoqërinë Aksionare shtetërore për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror M-NAV ShA Shkup për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale, “Punë e papërgjegjshme në shërbim, neni 353-c, paragrafi 2 i Kodit Penal.
Ndryshe, më 5 janar të vitit 2024, disa persona, në krye me Bekim Nezirin ish ministër dhe kuadër i BDI-së, hynë me dhunë në M-NAV pasi kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski më 4 janar mbajti konferencë për shtyp së bashku me kontrolluesit e tjerë të fluturimeve, duke informuar se anëtarët e Sindikatës janë nën presion të shtuar nga menaxhmenti i M-NAV për shkak të kundërshtimit të sindikatës lidhur me shpalljen e fundit për punësime. Ky incident, që konsiderohet si shumë i rëndë për faktin se bëhet për një nga institucionet më të rëndësishme të fluturimeve civile, bëri që Qeveria e atëhershme e RMV-së, më 9 janar, t’i shkarkojë drejtorët e M-NAV, ndërsa bordi Mbikëqyrës në M-NAV zyrtarizoi shkarkimin e drejtorit dhe kryetarit të Bordit, Fahrudin Hamidi dhe drejtorit ekzekutiv sektorial, Ljube Stamenkovski dhe në vend të tyre emëroi Hekuran Asanin dhe Milan Koraq. Me shkarkimin e drejtorëve u ndalua greva e paralajmëruar dhe kërcënimi për mbylljen e hapësirës ajrore nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror.
- LEXO: Në vend të kontrollorëve ajror, për çdo drejtor M-NAV do të punësojë këshilltarë dhe punonjës me shkollë të mesme me pagë fillestare prej 1.000 euro
- LEXO: Kallëzim penal kundër dy zyrtarëve të M-NAV, me prokurim të paligjshëm dëmtuan buxhetin me mbi 1.4 milionë denarë
- LEXO: Prokuroria kërkoi paraburgim për të dyshuarit për sulmin në M-NAV, katër prej tyre u sollën në Gjykatën Penale