Aleanca për Shqiptarët zbardh Ligjin e ri për lojërat e fatit: Asnjë premtim i VLEN-it nuk u përfshi
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim lidhur me projektligjin e ri për lojërat e fatit, i cili po “gatuhet” në fshehtësi dhe pritet të miratohet në ditët në vijim, përcjell Flaka. The post Aleanca për Shqiptarët zbardh Ligjin e ri për lojërat e fatit: Asnjë premtim i VLEN-it nuk u përfshi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim lidhur me projektligjin e ri për lojërat e fatit, i cili po “gatuhet” në fshehtësi dhe pritet të miratohet në ditët në vijim, përcjell Flaka. Ndryshe nga premtimet elektorale të VLEN-it, ky ligj nuk përmban asnjë masë për mbylljen apo kufizimin e kazinove dhe pikave të basteve, përkundrazi, fuqizon edhe më tej industrinë e bixhozit në vend.
“Premtimet elektorale për mbylljen e lojërave të fatit në afërsi të shkollave dhe zonave të banuara u zhdukën sapo VLEN-i erdhi në pushtet,” thekson Aleanca për Shqiptarët. “Projektligji që po përgatitet nuk parashikon as distancë fizike të detyrueshme nga institucionet arsimore, dhe as ndalim të funksionimit të pikave të basteve në zonat urbane me densitet të lartë.”
Në vend të masave mbrojtëse për shoqërinë, ligji i ri parashikon vetëm rritje të vlerës së licencave dhe tatimeve, duke e kthyer shtetin – dhe për pasojë qeverinë aktuale – në ortak të drejtpërdrejtë financiar të industrisë së bixhozit.
“Qytetarët në çdo lagje, shkollë e qytet janë dëshmitarë të shtimit të vazhdueshëm të kazinove dhe bastoreve, në vend që të shohin mbylljen e tyre, siç ishte premtuar,” vijon kumtesa.
Aleanca për Shqiptarët vë në dukje emërimin e Ahmet Miftarit, i prezantuar si kuadër i VMRO-së, por bashkëpunëtor i ngushtë i Izet Mexhitit dhe anëtar i Lëvizjes Demokratike, në Bordin e Lotarisë Shtetërore, duke theksuar se kjo konfirmon kapjen e institucioneve nga klientela politike dhe lidhjet me industrinë e bixhozit.
Gjithashtu, heshtja e ministrit të Ekologjisë, Izet Mexhiti, për shkatërrimin masiv të pyjeve nga kompania “Sportlife” – pronë e Gjoko Sterjoskit, një emër i njohur në industrinë e bixhozit – ngre dyshime serioze për pengmarrjen politike dhe financiare të zyrtarëve të lartë të VLEN-it.
Në një pyetje publike, Aleanca për Shqiptarët kërkon sqarime:
- A është e vërtetë informata për premtime të sponsorizimit të fushatës zgjedhore nga kompania “Sportlife”?
- A po financojnë portalet, llotaritë dhe subjekte të tjera të industrisë së bixhozit?
- A jeni të përfshirë në hartimin e ligjit të ri për lojërat e fatit, i cili po përgatitet larg syve të opinionit publik dhe planifikohet të kontrabandohet në Kuvend së shpejti?
Aleanca për Shqiptarët kërkon informim të plotë të publikut dhe një debat të gjerë shoqëror për hartimin e një ligji që ndalon përhapjen e lojërave të fatit në afërsi të shkollave dhe zonave të banuara.
“Qeveria dhe VLEN kishin mundësinë të sillnin ndryshim, por zgjodhën të bëhen partnerë të kazinove, në kundërshtim të hapur me premtimet e tyre. Një tjetër gënjeshtër ndaj qytetarëve shqiptarë,” përfundon Aleanca për Shqiptarët. Flaka
The post Aleanca për Shqiptarët zbardh Ligjin e ri për lojërat e fatit: Asnjë premtim i VLEN-it nuk u përfshi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .