Ibrahimi i drejtohet Ahmetit: Se ke hallin e shqiptarisë, ke dertin e Soravisë

Zeqirija Ibrahimi i VLEN-it i ka rikujtuar Ali Ahmetit të gjitha veprimet e BDI-së që u kanë sjellë dëme shqiptarëve, gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet. Reagimi i plotrë i Ibrahimit: The post Ibrahimi i drejtohet Ahmetit: Se ke hallin e shqiptarisë, ke dertin e Soravisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 27, 2025 - 19:15
 0
Ibrahimi i drejtohet Ahmetit: Se ke hallin e shqiptarisë, ke dertin e Soravisë

Zeqirija Ibrahimi i VLEN-it i ka rikujtuar Ali Ahmetit të gjitha 
veprimet e BDI-së që u kanë sjellë dëme shqiptarëve, gjatë kohës sa kanë 
qenë në pushtet.

Reagimi i plotrë i Ibrahimit:

Zotni, ti nuk e ke hallin e shqiptarisë, por vetëm dertin e Soravisë.

Kur ai është në pushtet, anise gratë shqiptare tërhiqen zvarrë dhe 
shqiptarët burgosen me burg të përjetshëm.

Kur ai është në pushtet, anise shqiptarëve u ndodhin “Monstra”, “Alfa” 
dhe “Lagjja e trimave”.

Kur ai është në pushtet, anise pushteti i tij e vret Harun Aliun dhe 
shokët e tij.

Kur ai është në pushtet, anise të rinjtë shqiptarë rrihen nëpër autobusë 
dhe u ndalohet shkollimi në Çashkë.

Kur ai është në pushtet, anise ushtarët e UÇK-së arrestohen pa nam e 
nishan.

Kur ai është në pushtet, anise bëhet “Shkupi 2014” me Car Dushana e 
Pallat Oficerësh mbi themelet e xhamisë Burmali.

Kur ai është në pushtet, anise ministrat e tij luajnë futboll në qeveri 
e tallen me qytetarët.

Kur ai është në pushtet, anise në kufi shqiptarët presin me dhjetëra 
orë.

Kur ai është në pushtet, anise shqipja nuk është zyrtare, sepse ai e 
kamuflon me PR.

Kur ai është në pushtet, anise arsimi shqip nuk fiton asnjë denarë.

Kur ai është në pushtet, anise komunat shqiptare mbeten pa kanalizim e 
ujë të pijshëm.

Me rëndësi ai të jetë në pushtet, familja e tij të blejë qendra tregtare 
si “Soravia”, ministrat e tij të bëhen milionerë të kazinove e tymi i 
daltë!

E kur ai shkon në opozitë, atëherë “e vuajka” gjendjen e shqiptarëve.

Jo, zotni, ti nuk e ke hallin e shqiptarisë, por vetëm dertin e 
Soravisë.

The post Ibrahimi i drejtohet Ahmetit: Se ke hallin e shqiptarisë, ke dertin e Soravisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .