VLEN: Investime rekord për sportin në komunat shqiptare
Duke e konsideruar sportin si një pjesë të pandashme të zhvillimit shoqëror, VLEN njofton miratimin e mbështetjes financiare për projekte infrastrukturore sportive në disa komuna të Maqedonisë së Veriut. “Ky The post VLEN: Investime rekord për sportin në komunat shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Duke e konsideruar sportin si një pjesë të pandashme të zhvillimit shoqëror, VLEN njofton miratimin e mbështetjes financiare për projekte infrastrukturore sportive në disa komuna të Maqedonisë së Veriut.
“Ky vendim është rezultat i angazhimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Sportit,” theksohet në njoftim.
Investimet përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e fushave sportive, këndeve të lojërave dhe objekteve multifunksionale në komunat Gostivar, Bogovinë, Zhelinë dhe Butel.
“Këto projekte synojnë të përmirësojnë kushtet për sport dhe aktivitete rekreative për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë,” thuhet më tej.
Vendimi bazohet në planin zhvillimor të Ministrisë së Sportit për vitin 2025 dhe përbën “një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale.”
VLEN thekson se ky proces dëshmon “përkushtimin për barazi zhvillimore dhe përfshirje të drejtë të shqiptarëve në shpërndarjen e investimeve publike.”
“Këto rezultate janë dëshmi e qartë se përfaqësimi dinjitoz dhe veprues i shqiptarëve në pushtet është real dhe efektiv,” theksohet në kumtesë, ndërsa VLEN shprehet se “ndryshimi është i mundur kur prioritetet vendosen në funksion të qytetarëve.”
Në përfundim, VLEN mbetet “e përkushtuar për të sjellë zhvillim të balancuar dhe për të garantuar kushte më të mira jetese në çdo komunë.” Flaka
The post VLEN: Investime rekord për sportin në komunat shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .