Zjarrfikësit e Tetovës e kanë hapur njësinë e vullnetarëve, ja si mund të bashkoheni 

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë ka formuar grup të vullnetarëve zjarrfikës, ku çdo qytetar i interesuar mund të bëhet pjesë e saj, shkruan Portalb.mk.  Kjo njësi u prezantua sot në sheshin e Tetovës gjatë shënimit të Ditës së Zjarrfikësve ku qytetarët u njoftuan me punën dhe shërbimet që ofrojnë zjarrfikësit e Tetovës.  “Nga sot […]

maj 20, 2025 - 13:45
 0
Zjarrfikësit e Tetovës e kanë hapur njësinë e vullnetarëve, ja si mund të bashkoheni 
Dita e Zjarrfikësve në Tetovë (20 maj 2025). Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë ka formuar grup të vullnetarëve zjarrfikës, ku çdo qytetar i interesuar mund të bëhet pjesë e saj, shkruan Portalb.mk. 

Kjo njësi u prezantua sot në sheshin e Tetovës gjatë shënimit të Ditës së Zjarrfikësve ku qytetarët u njoftuan me punën dhe shërbimet që ofrojnë zjarrfikësit e Tetovës. 

“Nga sot mund të promovojmë edhe njësinë e vullnetarëve, që besojmë se do të kontribuojë dhe do të ndihmojë fuqishëm në zvogëlimin e dëmeve në jetë të njerëzve dhe pronave të njerëzve. Përkrahje nga Austria dhe Mbretëria e Bashkuar. Pa përkrahjen e tyre njësia nuk do ishte aty ku është sot”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës. 

Shefi i Njësisë së Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ahmeti theksoi se si zjarrfikës kanë bërë përpjekjet e tyre së bashku me komunën që të gjejnë vullnetarë që do të jenë të përfshirë në të gjitha fshatrat e Pollogut. 

“Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm. Kjo është një hap i madh dhe u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve që janë të interesuar të jenë vullnetarë të kësaj njësie, të kontaktojnë shoqatën deh të akzivizohen në këtë drejtim”, tha Ahmeti. 

Deri më tani kjo njësi ka 15 vullnetarë, ndërkaq në këtë ditë u theksua edhe mungesa e zjarrfikësve. 

Njësia Territoriale e Zjarrit e Tetovës mbulon të gjithë rajonin e komunave të Pollogut.