Karrierë e shpejtë e Bujare Abazit – Emërohet për herë të tretë në funksione publike, për më pak se 4 vite

Me 59 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar sot për emërimin e kryetares së re të Komisionit për Letrat me Vlerë, znj. Bujare Abazi, duke shënuar kështu The post Karrierë e shpejtë e Bujare Abazit – Emërohet për herë të tretë në funksione publike, për më pak se 4 vite appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 21, 2025 - 01:00
 0
Karrierë e shpejtë e Bujare Abazit – Emërohet për herë të tretë në funksione publike, për më pak se 4 vite

Me 59 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar sot për emërimin e kryetares së re të Komisionit për Letrat me Vlerë, znj. Bujare Abazi, duke shënuar kështu emërimin e saj të tretë në një funksion të lartë publik në më pak se katër vite, pa e llogaritur edhe zgjedhjen e sajë për këshilltare komunale në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në qytetit e Shkupit, shkruan Flaka.

Znj. Abazi ka pasur një karrierë të lëvizshme në administratën publike. Ajo u emërua fillimisht nënkryetare e qytetit të Shkupit në nëntor të vitit 2021, nga kryetarja Danella Arsovska, me propozim nga dega e Aleancës për Shqiptarët në Shkup. Në këtë detyrë qëndroi deri në tetor të vitit 2022, kur dha dorëheqje.

Në mars të vitit 2023, Abazi u emërua drejtoreshë e Postës së Maqedonisë, pozitë që e mbajti për më pak se një vit. Në shkurt të vitit 2024 ajo u shkarkua nga kjo detyrë. Të tre pozitat e saj të fundit në nivel qendror e lokal janë realizuar në harkun kohor të rreth katër viteve.

Paraprakisht, ajo ishte zgjedhur këshilltare komunale në Shkup në zgjedhjet e vitit 2021 nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Bujare Abazi është diplomuar si Inxhiniere në shkencat e aplikuara (me fokus në shërbimet postare, telegrafike dhe telefonike) në një institucion teknik në Zagreb. Ajo ka gjithashtu diplomë në ekonomi dhe ka përfunduar studimet master në fushën e ekonomisë, duke i kombinuar njohuritë teknike dhe menaxheriale. Flaka Media

The post Karrierë e shpejtë e Bujare Abazit – Emërohet për herë të tretë në funksione publike, për më pak se 4 vite appeared first on Flaka, në çdo lajm... .